'Ngrehina të kalbura', Patozi: Drejtësia, partia e Lulit dhe LSI-ja po shkërmoqen 

'Ngrehina të kalbura', Patozi: Drejtësia, partia e Lulit dhe LSI-ja po shkërmoqen 

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi shkruan në Facebook se tre ngrehina të sistemit tonë politik po shkërmoqen njëherazi. Sipas tij, ato janë drejtësia, partia e Lulit dhe LSI-ja. 

Postimi i Patozit në rrjetet sociale: 

Tri ngrehina të kalbura të sistemit tonë politik po shkërmoqen dita-ditës dhe fare qartazi përpara syve tanë.

Ato janë drejtësia, partia e Lulit dhe LSI-ja.

“Rilindja”, po aq e molepsur, po përpiqet me shpirt ndër dhëmbë të mbahet pas “tepsisë” së pushtetit për të fshehur më kot faktin e njohur botërisht se po kalon të njëjtën krizë. Por e ka të pamundur, sepse procesi i dekompozimit është i pandalshëm dhe i pakthyeshëm.

Në këtë reaksion zinxhir të rënies është njësoj si të përpiqesh të ndalësh tërmetin, pas paralajmërimit të shërbimit sizmiologjik.

Ndaj e vetmja shpresë për Shqipërinë është një politikë e re, e cila nuk ka asnjë lidhje me gërmadhat e sistemit, që po rrëzohet, herë pa zhurmë, e herë me rënkime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 11/05/2018 16:04

    O pallosh groshe partia jote vrau 4 vete ne mes te bulevardit qe per nje deputet te popullit asht shum e rende me rend se mandati i hequr qe ti qurravitesh tani ndersa atehere me 21 janar sta pamë pallen e hundes te flas apo te jap mandatin .pra qellimi yt asht pushteti jo populli o palloash groshe .

    Përgjigju
  • Kaleshi: 11/05/2018 14:30

    O astrit palloshi po politikën e re do ta bosh ti o astrit pallosh bixhozxhiu tani të ka ardh goja ty o memec se deri dje ishe gagaç po që kur lul kriminel shal ngjitmi të nxori me shkelma ty të ka ardh goja shko futi ndonjë skedin mbase ke fat lene politikën s'sht për ty politika o astrit palloshi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë