Reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar vështirësi në Rrugën e Kombit ndërsa janë bllokuar disa zona të thella në qarkun e Kukësit dhe Dibrës. Në qytetin e Kukësit, trashësia e dëborës varion 8-15 cm, ndërsa në zona rurale deri në 40 cm dhe mungon energjia elektrike.
Sipas sinoptikanëve, pritet vazhdimi i reshjeve të dëborës dhe ulje e mëtejshme e temperaturave. Ndonëse në qarkun e Kukësit nuk paraqiten probleme serioze dhe nuk raportohet për zona të izoluara, në Dibër është një tjetër situatë.
Njësia Administrative Lurë raportohet se është bllokuar nga dërbora, trashësia e së cilës arrin deri në 40 cm. Të bllokuara janë edhe disa fshatra në Kalanë e Dodës. Edhe Thethi e Kelmendi në Shkodrës janë të bllokuar nga reshjet investive të dëborës dy ditët e fundit.
Ora 22:20 Vlorë, reshje dëbore në Llogara e Fushë-Dukat
Vlorë, reshjet e dëborës kanë nisur edhe në Llogara e Fushë-Dukat ndërsa ka vështirësi në qarkullim ku automjetet lëvizin vetëm me zinxhirë.
Ora 21:50 Zbardhet bregdeti, pas shumë vitesh bie bora e parë në Durrës
Ndërsa malet janë zbardhur nga dëbora edhe bregdeti nuk bën përjashtim. Për herë të parë pas disa vitesh dëbora ka zbardhur Durrësin. Temperaturat e ulëta që kanë pushtuar gjithë vendin paralajmëronin dëborën edhe në bregdet megjithatë kjo është dukur paksa e pabesusehsme. Por si duket i ftohti arktik ka zbritur edhe në bregdet duke befasuar dhe kënaqur të gjithë ata që prej vitesh nuk kanë hasur një fenomen të tillë.
[gallery]20417[/gallery]
Ora 21:30 Emergjenca Civile: Situata dhe masat deri në orën 21:15
Përkeqësimi i motit gjatë ditës së sotme dhe reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore kryesisht në zonat rurale. Ndërkohë në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet.
Strukturat e Emergjencave Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në krye të detyrës duke pastruar dëborën në akset rrugore, duke hedhur skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që kishin probleme.
Tashmë problemet me reshjet dhe motin janë shtrirë edhe në zona të tjera të vendit dhe përveç disa qarqeve të veriut të vendit, kanë nisur të shfaqen problematika në qarkullim edhe në qarqet e Korçës dhe Vlorës.
Për shkak të motit të keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.
Deri në mbrëmje nuk raportohen raste emergjencash shëndetësore në popullatë, ndërsa janë mbledhur, nën drejtimin e Prefektit, Komisionet e Planifikimit dhe Përballimit të EC, ku janë ndarë detyrat për përballimin e situatës, e cila deri në orën 21:15 sipas qarqeve paraqitet:
Qarku Kukës
Ka pasur reshje reshje bore që në qytete ka arritur trashësinë 25-30 cm, kurse në zonat rurale trashësia e borës ka qenë mbi 60 cm.
Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë. Në shkallë qarku kanë punuar gjithsej 32 mjete borëpastruese. Në rrugën e Kombit kanë punuar 8 borëpastruese.
• Akset rrugore Kukës-Bushtricë, Kukës-Zapod, Krumë-Qafë Prushi-Kam, Bajram Curri-Qafë Morinë, kanë qenë të qarkullueshme me zinxhirë, kurse akset rrugore Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë, Fushë Dugagjin-Qafë, Shllak Kukës-Krumë, kanë qenë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.
• Akset rrugore Fushë Dukagjin-Arrën, Bushtricë-fshati Fshat, Bushtricë-Grykë Çajë, Bushtricë - Buzmadhe, janë të bllokuara.
Policia Rrugore ka monitoruar qarkullimin e automjeteve duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike.
Qarku Shkodër
• Ka pasur reshje të dendura dëbore, të cilat kanë krijuar probleme në segmentet rrugore të Qafë Thores, Shalë, Shosh, Iballë në bashkitë Shkodër, Koplik, Pukë dhe Fushë Arrëz.
• Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Theth-Bregu i Lumit-Mali i Shoshi-Prekal, janë të bllokuar.
• Ka pasur mungesa energjie në njësinë Dajç, dhe sipas informacionit OSHEE, është e pamundur të ndërhyhet pasi në këtë zonë, furnizimi me energji varet nga HEC-Ndërhysaj.
• Ndërkohë po merren masa per hapjen e segmemtit rrugor Qafë Shosh-Shalë-Theth.
• Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë janë të bllokuara. Po punohet me mjete dhe forca për hapjen e këtyre akseve rrugore.
• Aksi rrugor Pukë-Qelëz është i bllokuar, ndërkohë po punojnë dy borëpastruese në segmentin Fushë Arrëz-Pukë, dy borëpastruese në aksin e Iballës dhe në segmentin Qafë Mali si dhe një borëpastruese e ardhur nga Drejtoria e Emergjencave Civile në Bashkinë Pukë.
• Segmentet rrugore Tamarë-Vermosh-Bashkim, Tamarë-Selcë janë të bllokuara.
• Po punohet nga një fadrome nga DPEC në aksin e Qafë Thores dhe një fadromë e Bashkisë në segmentin Tamarë-Kozhnje, si dhe dy borëpastruese në Tamarë.
• Në Temal, Vau Dejës, trashësia e dëbores ka arritur rreth 50 cm. Aksi Koman-Vau Dejës nuk ka probleme.
Qarku Dibër
• Segmentet rrugore Muhurr-Çidhen-Lurë; Muhurr-Çidhën-Reç; Muhurr-Selishtë, janë të bllokuara.
• Rruga nacionale Skuraj-Burrel është e qarkullueshme, me zinxhir. Po punojnë 1 borëpastruese, 1 fadrome, të cilat po bëjnë hedhjen e kripës dhe skorjeve.
• Rruga nacionale Burrel-Qafë Bualli, është e qarkullueshme me zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë.
• Rruga Qafë Bualli-Krastë, është e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.
• Rruga nacionale Qafë Bualli-Peshkopi, është e qarkullueshme me zinxhirë.
• Rruga Ura e Çerenecit-Steblevë, është e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.
• Rruga Peshkopi-Kala e Dodës (Vasie), është e qarkullueshme me zinxhirë.
• Rruga Lurë-Peshkopi është e bllokuar.
Firmat kontraktore në territorin e Qarkut Dibër po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të kalueshme akset rrugore dhe të bëjnë të mundur hapjen e akseve rrugore që kanë probleme
Qarku Lezhë
• Segmenti i ‘Rrugës së Kombit’, Rrëshen-Fan-Tunel, është i kalueshëm me vështirësi dhe me zinxhirë, nën monitorim nga policia.
• Firma kontraktore po punon me 4 fadroma për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve nacionale. Vazhdojnë reshjet e dëborës në zonat e thella të njësive administrative Fan, Orosh dhe Selitë. Trashësia varion nga rreth 20-50 cm dëborë.
• Rrugët rurale kalohen me zinzhirë. Furnizimi me energji elektrike, ka qenë normal në të gjithë bashkinë.
Qarku Korçë
Trashësia e dëborës ka arritur 10 cm. Ndërsa në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës është 30 cm.
• Akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafë Plloçë-Pogradec, Korçë-Qarr-Ersekë, janë të qarkullueshme me zinxhirë.
• Në Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe Qafë Qarri ka ngrica si pasojë e temperaturave të ulëta dhe duhet të bëhet kujdes në qarkullimin e automjeteve.
Qarku Vlorë
Në Qafë Muzinë, Qafë Gjashtë dhe Qafë Llogara si shkak i ngricave duhet pasur kujdes në qarkullimin e automjeteve.
Firmat kontraktore janë në gatishmëri me forca dhe mjete për të mbajtur situatën nën kontroll. Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.
Ora 21:20 19 borëpastruese në gjithë qarkun e Korçës në gatishmëri për të pastruar rrugët
E gjithë juglindja është e përfshirë nga reshje dëbore të shoqëruara me temperatura që shkojnë deri në -8 gradë celsius. Trashësia e dëborës në akset Korçë -Kapshticë, Korçë -Qafë Thanë si dhe Korçë - Qafë Pllocë ka shkuar në 10 cm ndërsa në Dardhë e Voskopojë 25 cm. Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Të gjitha mjetet borëpastruese janë në rrugë me qëllim mbajtura të gjitha rrugët e hapura. Gjithsej punojnë 19 borëpastruese në të gjithë qarkun. Me probleme është aksi Zemblak-Pustec.
[gallery]20418[/gallery]
Ora 21:00 Ministri Dervishaj në Rrugën e Kombit
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj po ndjek nga afër ndërhyrjen e mjeteve borëpastruese në Rrugën e Kombit. Ministri shprehet: “Situta është vështirë për shkak të reshjeve të dendura, megjithatë nuk ka asnjë mjet të bllokuar. Kontraktorët po punojnë papushim, por reshjet janë duke u shtuar. Pavarësisht kushteve klimaterike, janë marrë të gjitha masat. Asnjë mjet nuk duhet të qarkullojë në Rrugën e Kombit pa zinxhirë”.
[gallery]20415[/gallery]
Ora 19:30 Reshjet, bllokohen mjete në Dibër rëndohet qarkullimi në Shkodër, Kukësi dhe Hasi pa energji elektrike
[gallery]20414[/gallery]
Si pasojë e reshjeve të dëborës dhjetra automjete janë bllokuar në Qafë Ulëz.
Në Rrugën e Kombit ka vështirësi në qarkullim ndërsa Kukës dhe Hasi nuk kanë energji elektrike që prej orës 13:00.
Në Dibër trashësia e dëborës shkon deri në 60 cm ndërsa në fshatra mungon energjia elektrike.
Situata paraqitet ndryshe në Korçë ku vijojnë reshjet e dëborës megjithatë nuk raportohen probleme.
Ndërsa në Shkodër reshjet e mëdha të dëborës kanë rënduar qarkullimin dhe mund të lëvizet vetëm me zinxhirë.
Ora 15:30 Borë e akull, ARRSH: Evitoni qarkullimin në Rrugën e Kombit
Reshjet e dendura të borës kanë vështirësuar qarkullimin në Rrugën e Kombit. Terreni është i mbuluar nga bora dhe akulli, ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të evitojnë udhëtimin në atë aks, sidomos në orët e natës.
"Pjesa më e vështirë është pas tunelit të Thirrës. Kontraktuesit janë duke punuar për të kthyer normalitetin. Të behet kujdes dhe të përdoren zinxhirët. Të evitohet sa më shumë përdorimi i këtij aksi gjate orëve të natës. Drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët", thuhet në njoftimin e ARRSH.
Ora 10:30 Ministria e Transporteve: Akset nacionale të gjitha të kalueshme
Ministria e Transportit informon se: Në Rajonin Verior Shkodër: Ka patur rreshje bore në të gjithë Rajonin. Në akset e Tropojës dhe Kukësit është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës nga kontraktorët. Akset në këto qarqe qarkullohen pa zinxhirë. Edhe në akset e Dibrës ka patur rreshje bore. Kontraktorët po punojnë për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Akset e këtij qarku qarkullohen me zinxhirë. Edhe në disa akse të Shkodrës ka patur rreshje bore. Është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës. në aksin e Razmës qarkullohet me zinxhirë në një pjesë të tij. Edhe në disa akse të Pukës qarkullohet me zinxhirë, për shkak të rreshjeve të borës.
Të gjithë kontraktorët janë duke punuar me borëpastruese dhe mjete të tjera.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Në akset e këtij Rajoni nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. në aksin Elbasan - Qafë Thanë është bërë hedhja e kripës, qarkullimi është normal. Ka patur rënie gurësh në disa zona, që janë pastruar nga kontraktori.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Nuk ka probleme në akset e këtij Rajoni. Në akset e Korçës është bërë hedhja e kripës për shkak të temperaturave të ulëta. Në Llogora nuk ka probleme me qarkullimin.
Në të tre Rajonet, kontraktorët janë në gadishmëri me mjete borëpastruese dhe fuqi punëtore.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka ngrica dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Ora 09:40 Bashkim Shehu: Reshjet intensive, Emergjencat të na mbështesin
Verilindja vijon të jetë nën pushtetin e dëborës, reshjet e së cilës janë intensifikuar gjatë paradites. Arrni, Kalisi, Grykëçaja, Surroj janë të bllokuara, ndërsa një pjesë e fshatrave janë pa energji elektrike.
Kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, kërkon mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave për situatën, ndërsa ka marrë të gjitha masat për gatishmërinë e institucioneve jetike, si ujësjellësi, rrugët e spitaleve, maternitetit, njësive të shërbimit etj.
Kryetari i Bashkise i ka bërë apel qytetarëve që të mos lëvizin pa një motiv të madh në këto ditë ku priten edhe rënie drastike të temperaturave.
Borëpastrueset në terren po mbajnë në qarkullim "Rrugën e Kombit" dhe akset e tjera që lidhin Kukësin me njësitë administrative.
Ora 09:30 Emergjencat Civile: S'ka akse kombëtare të bllokuara
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të monitorojë nga afër situatën e krijuar për shkak të kushteve të motit në të gjithë vendin.
Sipas informacioneve të fundit në zonat veriore dhe veri-lindore, të cilat janë prekur nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës raportohet se nuk ka akse kombëtare të bllokuara.
Qarkullimi i automjeteve kryhet me zinxhirë në disa rrugë.
Situata në qarqet Kukës, Shkodër dhe Dibër paraqitet:
QARKU KUKËS
Reshjet e dëborës kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm.
Të gjitha akset kombëtare janë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së kryer nga 6 firmat kontraktore per mirembajtjen e rrugeve.
Policia Rrugore ka monitoruar në vijueshmëri qarkullimin e automjeteve duke udhëzuar sipas rastit drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet rrugorë problematike.
'Rruga e Kombit' është e qarkullueshme pa zinxhirë.
Lartësia e dëborës ka arritur deri në 25 cm në Tunelin e Kalimashit.
Akset rrugore Kukës-Bushtricë, Krumë-Qafë Prushi-Kam, Kukës-Zapod, Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Morinë, Bajram Curri-Qafë Luzhë janë të qarkullueshme pa zinxhirë.
Akset Kukës-Krumë, Fushë Dukagjin-Qafë Shllak jane te qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.
[gallery]20403[/gallery]
QARKU SHKODËR
Gjatë natës dhe në mëngjes në Pukë ka pasur reshje bore në lartësinë mbi 500 m.
Të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së kryer nga 13 firmat kontraktore.
Ne akset Vau Dejës-Koman-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë, Qafë Mali-Iballë, automjetet qarkullojnë me zinxhirë.
Ne akset Bardhok-Iballë, Shkodër-Bregu i Lumit, Bogë-Theth, janë të pakalueshme ndërsa Vau Dejës-Shllak, Tamarë-Vermosh kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë.
Drejtoria e Emergjencave Civile ka dërguar 1 borëpastruese dhe 1 fadromë, të cilat do të jenë në dispozicion të Bashkisë Pukë dhe Fushë Arrëz.
QARKU DIBËR
Gjatë ditës së djeshme dhe sot në mëngjes ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore që kanë arritur trashësi rreth 10-12 cm.
Të gjitha akset kombëtare janë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së kryer nga 4 firmat kontraktore.
Akset rrugore që lidhin zonat urbane me zonat rurale janë kryesisht të kalueshme me zinxhirë.

Ne qarqet e tjera te vendit nuk raportohet per probleme.
Ora 09:00 Situata në qarkun e Kukësit
Sipas informacioneve të marra nga Institucionet përgjegjëse situata në akset rrugore është si më poshtë:
a.Akset nacionale:
Të gjitha akset nacionale si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore aktualisht janë përgjithësisht të qarkullueshme pa zinxhirë.
Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë.Lartësia e dëborës 30 cm në rajonin e Tunelit Kalimash.Punojnë 8 borëpastruese.
Kukës-Bushtricë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 15-20 cm. Punojnë 4 borëpastruese,1 fadromë e 1 eskavator.
Kukës –Zapod e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 15 cm. Punojnë 2 borëpastruese, 1 fadromë e 1 eskavator.
F.Dugagjin–Q.Shllak e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës 30-40 cm. Punojnë 2 borëpastruese.
Kukës-Krumë e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës 35 cm në Q.Tobli. Punojnë 4 borëpastruese.
Krumë-Q.Prushi-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 25 cm. Punojnë 3 borëpastruese.
B.Curri-Valbonë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 30 cm në Valbonë. Punojnë 2 borëpastruese.
B.Curri-Q.Morinë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 20 cm. Punojnë 2 borëpastruese.
B.Curri-Q.Luzhë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 30 cm në Q.Luzhë. Punojnë 2 borëpastruese.
Firmat kontraktore kanë punuar me të gjitha mjetet e forcat e tyre për të ndërhyrë në segmentet problematike.
b.Akset rrugore në administrim të Bashkive:
Në qytete lartësia e dëborës varion nga 8 deri në 15 cm.
Në bashkinë Kukës për akset rrugore të brendshme po punohet me borëpastruese e hedhje krype.
Nuk është raportuar për problematika të vecanta.
Për energjinë elektrike:
I gjithë qarku është i furnizuar me energji elektrike.
Pa energji elektrike janë:
Bashkia Kukës:NjA Shtiqën.
Bashkia Tropojë:Nj.A Lekbibaj.
/Shqiptarja.com

FOTO