Pranë Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë në ceremoninë e shenjtërimit të saj, janë parë edhe një grup të rinjsh serb të cilët kanë valëvitur lart flamurin e Serbisë duke nderuar me simbolet e tyre ardhjen e Klerikut Irenej.

Por nga ana tjetër nuk mungonin edhe qytetarë shqiptarë të cilët bënin thirrje që Kishës Ortodokse i duhet një Kryepeshkop shqiptar që lutjet t’i këndojë në gjuhën shqipe dhe jo në greqisht apo në gjuhë të tjera.

Godina madhështore e Katedrales u rrethua me forca të shumta policie gjatë gjithë kohës kur kryehej ceremonia e shenjtërimit, në mënyrë që të shmangeshin incidentet.

flamuri serb katedralja ortodokse ngjallja e krishtit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)