Ngritja e KLP-së, të hënën mbledhja e parë për zgjedhjen e kryetarit (Detajet)

Ngritja e KLP-së, të hënën mbledhja e parë për zgjedhjen e kryetarit (Detajet)

Ngritja e KLP-së minimizon rolin e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili me paketën e vjetër ligjore ishte i gjithëpushtetshëm, gjë që e përcaktonte organin e akuzës si të centralizuar. KLP është një mënyrë qeverisjeje e Prokurorisë, që e decentralizon prokurorin dhe e bën atë zot të dosjeve penale.

Pas zgjedhjes së 6 anëtarëve të rinj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë tashmë i formuar me 11 anëtarë, pritet të mblidhet ditën e hënë për të zgjedhur kryetarin dhe zv/kryetarin e këtij institucioni. E mandej, mes prioriteteve është edhe çelja e garës për kandidaturat për këdo që synon të bëhet Prokuror i Përgjithshëm apo prokuror special i SPAK-ut. Përzgjedhja e 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka sjellë në Tiranë prokurorë nga të treja nivelet e prokurorisë, shkalla e parë, Apeli dhe Prokuroria e Përgjithshme. E para që ka votuar ka qënë prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, e cila u pasua më pas nga prokurorë të tjerë, që ju afruan kutive të votimit.

Gara më e fortë për të qënë anëtar në KLP është zhvilluar për zgjedhjen e përfaqësueve të shkallës së parë, ku janë përzgjedhur zv/drejtuesi i Krimeve të Rënda Gent Osmani, i cili ka marrë 182 vota, Antoneta Sevdarasi, me 163 vota dhe Besnik Cani, i cili rezulton se është dhe këshilltari i Arta Markut ka marë 148 vota. Cani me dekret rezulton të jetë prokuror në Elbasan dhe për pasojë do përfaqësojë prokuroritë e shkallës së parë në KLP. Nuk kanë fituar tre kandidaturat e tjera si Dritan Prençi i cili ka marë 129 vota, ndërkohë 22 fletë votimi këtij kandidati i kanë nxjerë të pavleshme, Vate Staka, prokurori i Shkodrës ka marë 86 vota dhe Besnik Muçi ka marë 75 vota.

Gjatë këtij votimi janë konstatuar 104 fletë të pavleshme. Përfaqësuesi i organit qendror të akuzës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jetë Kosta Beluri. Ai fitoi me një diferencë të madhe votash ndaj kandidates tjetër, Anila Leka, respektivisht 200 vota kundrejt 86. Shtatë vota ishin të pavlefshme. Ndonëse votimi u krye, gara për përfaqësuesit e Prokurorisë së Apelit në KLP ishte që në fillim e mbyllur. Dy vendet e rezervuara në KLP për Prokuroritë e Apeleve do të zihen nga dy kandidatët Arben Dollapaj dhe Bujar Sheshi, ku gjatë votimit ky i fundit mori 246 vota dhe Dollapaj 233 vota.

I nxorën 22 vota të pavlefshme, kandidati Dritan Prençi kundërshton rezultatin
Prokurori i Krimeve të Rënda Dritan Prençi i cili rezultoi i katërti në garën për anëtar KLP-je, ka shumë mundësi që të kontestojë rezultatin dhe ti drejtohet gjykatës, duke kërkuar nxjerrjen si të vlefshme të 22 votave që ishin për të, por s’mund të kishin vlerë për shkak të gabimeve në fletë. Gjatë numërimit të votave, Prençi ka pasur 22 fletë votimi të pavlefshme, çka i kanë sjellë atij humbjen.

Prençi mundi të mbledhë 129 vota, ku nëse do i kishte të vlefshme dhe 22 votat atëherë ai shkonte në kuotën e 151 votave, duke lënë poshtë fituesin e vendit të tretë Besnik Cani, që arriti të mbledhë në këtë garë 148 vota. Ende nuk dihet me saktësi se si do procedojë në mënyrë të mëtejshme Dritan Prençi, po burime pranë rrethit shoqëror të tij, thuhet se ai do i drejtohet gjykatës duke kundërshtuar rezultatin final për pjesën e tij. “Shqiptarja.com” telefonoi disa herë prokurorin Prençi për ti kërkuar një reagim lidhur me këtë çështje, por rezultoi i padisponueshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty