Ngritja spektakolare e vajzës
sekrete të Putin dhe burri miliarde
“Në momente të ndryshme kam dëgjuar gjëra të ndryshme për Katerina Tikhonovan”. Për herë të parë në jetën e tij Vladimir Putin përmendi atë që besohet se është vajza e tij e jashtëligjshme, e mbajtur sekret për vite me radhë. Ajo është 29 vjec dhe është zv/rektore e Universitetit të Moskës, e martuar me Kirill Shamalov, miliarder rus.
“Në momente të ndryshme kam dëgjuar gjëra të ndryshme për Katerina Tikhonovan”. Për herë të parë në jetën e tij Vladimir Putin përmendi atë që besohet se është vajza e tij e jashtëligjshme, e mbajtur sekret për vite me radhë. Ajo është 29 vjec dhe është zv/rektore e Universitetit të Moskës, e martuar me Kirill Shamalov, miliarder rus. Katerina është në krye të kompanisë Innopraktika e cila ka projekte shumë miliardëshe në duart e saj, por Putin asnjëherë nuk ka thënë diçka në lidhje me të. Ai as ka mohuar as ka pohuar se ajo është vajza e tij. Familja Shamalov Karriera e burrit të Katerinës, Kirill Shamalov është për t’u patur zili.
Mjafton të lexosh CVnë e 35vjeçarit për ta besuar. Në moshën 20vjeçare kur ishte ende student u bë shefi i marrëdhënieve me jashtë të Gazprom., teksa vazhdonte shkollën për jurisprudencë. Në moshën 26vjeçare u bë zv/presidenti i shoqërisë Sibur. Presidenti ishte vëllai i tij më i madh, kurse shoqeria kontrollohej nga Gazfond, kompania e miliarderit Nikolay Shamalov, babai i dy të rinjve. Nikolay ishte në rininë e tij një dentist nga Shën Peterburg dhe u bë i pasur pasi fitoi kontrata të majme me rënien e komunizmit në fushën e barnave mjekësore. Shamalov u favorizua nga komiteti i qytetit, në krye të të cilit në atë kohë ishte njëfarë Vladimir Vladimirovich Putin, mik dhe ortak i Shamalov.
Por djemtë e Shamalovit nuk u kufizuan me menaxhimin e pasurive të babait të tyre. Ata investuan- shkruan Il giornale në kompani të tjera duke bashkëpunuar me ortakë të Putinit, si Ghenaddy Timchenko dhe Leonid Mikhelson, pronarë të Gazfondit. Në 2013 Kirill ble gjithë kompaninë Sibur për një shifër që nuk u bë kurrë publike. Ai u ndihmua me 1,3 miliardë dollarë nga Gazprombank ku vëllai i tij ishte zv/president. Martesë me fat Katerina Tikhonova, vazja sekrete e Putin u lidh me Kirill kur ky ishte ende një aksioner i vogël dhe nuk kishte bërë pasuri. Ata u martuan në shkurt të 2013 në një ceremoni tepër sekrete.
Ata u martuan në një vilë superluksoze të Yuri Kovalchuk, ortak i babait të Kirill dhe Putinit. Kovalchuk mendohet se ka ndërtuar një megavilë në Detin e Zi e cila besohet se është në pronësinë e Putin. Një grup miqsh dhe ortakësh në biznes, që kurrë nuk e kanë bërë publike ortakërinë e tyre, por Putin i konsideron si “miq të vjetër”, ose të paktën kështu tha në konferencën për shtyp. Para dhe pushtet Putin, Shamalov dhe miqtë e tij kanë krijuar një qark të mbyllur pushteti dhe parash që tashmë po iu trashëgohet
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
40.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5256
Lajme të tjera
-
NASA publikon imazhet mahnitëse të planetit tokë gjatë natës (FOTO)
22 Mars, 22:44
-
Abazoviç takon Escobarin: Politika e nacionalizmit është zhdukur nga Mali i Zi! Shpresojmë të zgjidhet një President që të na shpëtojë nga e kaluara
22 Mars, 22:40
-
Para 31 vitesh PD me rezultat historik, sot e përçarë! Haklaj: Alibeaj del me kandidatë në 61 bashki! Kthupi: E ardhmja pa Berishën! Elezi: S’ka luksin të përjashtojë
22 Mars, 22:38
-
Shtëpia e Bardhë: Takimi Putin-Xi Jinping nuk do t'i japë fund luftës në Ukrainë
22 Mars, 22:26
-
Princi William udhëtim sekret në Poloni! Takon trupat britanike që mbështesin Ukrainën
22 Mars, 22:10
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
I përfshirë në organizatë kriminale, arrestohet zv.drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi
22 Mars, 22:05
-
Kronologjia e tragjedisë në Crotone me 88 viktima! Del VIDEO e re nga momentet e fundit të varkës përpara se të përplasej me shkëmbinjtë
22 Mars, 21:47
-
Olta ‘i fut xixat’ ‘shoqes së suitës’: Sot në darkë dua të më bësh striptizëm! Ironia e Deas: Aq të fortë sa Kiara ta bëj?
22 Mars, 21:47
-
Gjykata Penale lëshoi urdhërarrest për Putinin, kërcënon moderatori rus: Do përgjigjemi me armë bërthamore
22 Mars, 21:33
-
Përmbyset anija me peshë 3 mijë ton në portin skocez, 35 të plagosur (VIDEO)
22 Mars, 21:24
-
‘Prapaskenat’ e kompromisit të Ohrit, ‘rrëfehet’ Kurti: Ishim pala kreative, Vuçiç kërcënoi se do ikte nga takimi
22 Mars, 21:15