Dëshmitë/ Ngujoi për 6 vite familjen, ekstremisti Gjergj Laçi: I ruaja nga e keqja! I biri: Na thoshte se 'duan t'ju vrasin', mamanë e rrihte

Dëshmi tronditëse vijnë nga fëmijët që u ngujuan nga babai i tyre, Gjergj Laçi, i cili i linte të jetonin në kushte ekstreme dhe i dhunonte nënën duke e goditur me shkop, shuplaka e grushte. Njëri prej djemve rrëfeu para grupit hetimor se babai, i cilësuar nga policia si ekstremist, i kërcënonte që të mos bënin asnjë hap jashtë derës së shtëpisë ndërsa i mbushte mendjen se kishte njerëz që donin t’i vrisnin.

Akoma më tronditës bëhet dëshmia e 17-vjeçarit, i cili ka treguar se nëna i ka rrëfyer se babai ia ka vënë thikën në fyt. Ndërsa djali tjetër më i vogël, 15-vjeçar ka ëndërr t’i kthehet jetesës normale, të kthehet në bankat e shkollës e të bëjë kurs futbolli. Në rrëfimin e tij tregon se gjithçka pa vitin e fundit ishin nëna me vëllain dhe babai që ecte në shtëpi me thikat e varura në brez.

Gjendja psikologjike e fëmijëve është e rënduar, teksa aktualisht mbahen në qendër rehabilitimi. Ndërsa babai ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj gruas e ta ketë mbajtur të ngujuar për 6 vite brenda në shtëpi. Elena Laçi, 44 vjeçe, tregon se është dhunuar për 12 vite ndërsa i shoqi prej disa muajsh kishte filluar të frekuentonte shpesh xhamitë dhe se kudo që shkonte merrte me vete librin e Kuranit.

Por vetë 50-vjeçari Laçi ka dëshmuar para oficerëve të policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar dhe për t'i ruajtur nga e keqja.

Teksa i mbante të izoluar në shtëpi, Gjergj Laçi i linte në kushte të mjerueshme. Për shkak të vështirësive ekonomike, kishin mbetur prej 1 viti brenda 4 mureve pa energji elektrike ndërsa bukën e gojës ia siguronin të afërmit. Edhe komunikimin me ta ia kishte ndërprerë. Sipas dëshmisë së 17-vjeçarit, gjyshi, xhaxhai ose daja i linin ushqim te dera dhe largoheshin.

Këtë e konfirmon edhe i ati i Gjergj Laçit, i njohur edhe me emrin Xherxh Laçi që pranon se e ndihmonin me ushqime pasi nuk punonte vetë dhe nuk linte bashkëshorten të dilte në punë. Nga ana tjetër mohon se i biri ushtronte dhunë sistematike ndaj gruas dhe 2 djemve. Ai thotë se djali i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe duhej dërguar në spital, jo në burg. 

Gjergj Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën Penale të Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Fillimisht kanë qenë komshinjtë që lajmëruan policinë pasi dyshuan se Xherxh Laçi mund të kishte dhunuar familjarët. Pasi ka mbërritur policia, Laçi është shprehur se jetojnë në kushte të veshtira ekonomike, ku gruaja e tij nuk punon, ndërkohë fëmijët nuk i dërgonte në shkollë për shkak të besimit radikal dhe frikës se mos infektoheshin apo merrnin rrugë te keqe. Me pas policia është rikthyer dhe e ka arrestuar.

Ai kishte ngujuar bashkëshorten e tij për 6 vite me radhë në zonën e '5 Majit’ në Tiranë. Prej 1 viti, 50-vjeçari kishte ngujuar edhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk i kishte lënë të vazhdonin gjimnazin pasi kishin përfunduar shkollën 9-vjeçare. Vetë Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte, pasi shkonte në xhami për t'u falur, ndërsa në momentin e arrestimit i janë gjetur edhe libra fetarë.

Report Tv ishte dje në banesën e 50-vjeçarit, ku vihet re se ata jetonin gjendja e vështirë ekonomike. Sipas fqinjëve ata nuk kishin paguar as faturat e energjisë elektrike, çka ka sjellë edhe ndërprerjen me furnizimin me energji nga ana e OSHEE. Ajo çfarë vihej re në banesë është se Laçi e kishte izoluar ballkonin me çarçafë, për të shmangur çdo kontakt të familjes me botën e jashtme.

Pas operacionit të zhvilluar, në banesë janë gjetur dy thika, shkopinj druri dhe 700 fishekë të cilët i kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergji, nuk është krejtësisht emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2013 pasi në të njëjtën zonë ku banon edhe sot qëlloi me breshëri kallashnikovi duke terrorizuar banorët përreth.

1667740245_1667739642gjergjilaci2.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:45
I vetmi që dilte për të karikuar një telefon fshehurazi, zbardhet dëshmia e djalit tjetër që mbahej i ngujuar: Ëndrra ime, të shkoj në kurs futbolli

1667735257_laci.jpg

Edhe djali tjetër i Xherxh (Gjergj) Laçit ka dëshmuar para grupit hetimor për dhunën nga babai i tij. Në dosjen e siguruar nga Report Tv. A.L  ka deklaruar se që nga periudha tetor 2021, babai i tyre nuk i lejon më të dalin fare nga shtëpia. Jetojnë në një banesë private pa energji elektrike prej një viti.

I mituri tregon se babai i tij është shumë i dhunshëm ndaj mamasë së tyre, kur ajo i kthehet ai fillon të ushtrojë dhunë fizike ndaj saj në praninë e tyre. Më parë kur kanë qenë më të vegjël I ka dhunuar dhe ata. Djali rrëfen se ai ka qenë i vetmi që herë pas herë që ka dalë nga shtëpia, kur shkonte karikonte fshehurazi një telefon qe I kishin dhënë familjaret.

“Ai ndjehet shume I frikësuar, pasi babai sillej rrotull neper shtëpi duke mbajtur thika varur ne brez. Ai ushtronte fenë myslimane se fundmi dhe shkonte ne xhami prej 4 muajsh. Ai nuk i lejonte te dilnin fare nga shtëpia "sepse ai e di me mire sepse ai ka fituar". Gjendja e tij psikologjike është tepër e renduar dhe ëndrra e tij është t*'i kthehet një jetese normale si bashkëmoshatare e tij, te shkoje ne shkolle, te beje një kurs futbolli”, thuhet në dosje.  

Ora 14:23
Zbardhet dëshmia e gruas së ekstremistit fetar në Tiranë: Më ka dhunuar për 12 vite në prani të fëmijëve, kudo shkonte merrte me vete Kuranin

1667739642_gjergjilaci4.jpg

Është zbardhur dëshmia e dhënë nga gruaja e Xherxh (Gjergj) Laçit, ekstremistit fetar të arrestuar ditën e djeshme në Tiranë, pasi u zbulua se për 6 vite kishte mbajtur të ngujuar familjen e tij për shkak të bindjeve ekstremiste.

Në dëshminë e dhënë nga Elena Laçi, thuhet se bashkëshorti i saj e kishte dhunuar atë dhe fëmijët e saj për 12 vite me rradhë, duke i mbajtur të mbyllur me kërcënime për të mos dalë jashtë banesës madje as në oborr. Ajo ka deklaruar se dhunën ndaj saj, Xherxh (Gjergj) Laçi e kishte ushtruar në prani të dy fëmijëve të tyre, duk i shkaktuar më shumë stres dhe frikë.

44 vjeçarja, gjatë kallëzimit të saj në komisariatin e policisë, ka zbuluar se i arrestuari, kohëve të fundit kishte filluar të frekunentonte shpesh xhamitë dhe se kudo që shkonte merrte me vete librin e Kuranit.

Xherxh Laçi nuk kishte marrëdhënie të mirë as me fqinjët dhe as me familjarët e tij dhe të bashkëshortes. Ndërkohë kushtet ekonomike në të cilat jetonin ishin të mjerueshme, pa energji elektrike, për shkak se asnjëri prej tyre nuk ishte i punësuar.

Ora 14:22
‘Nuk do dilni se të tjerët duan t’ju vrasin’, zbardhet dëshmia e djalit të Gjergj Laçit: Mamanë e rrihte me shkop e grushte

Djemtë e mitur të të Gjergj Laçit, i prangosur ditën e djeshme pasi akuzohet se mbante të ngujuar prej gjashtë vitesh në shtëpi gruan dhe fëmijët, kanë dëshmuar para grupit hetimor duke dhënë detaje për bashkëjetesën në familjen e tyre.

Një prej djemve, S.L. ka rrëfyer se  i ati kishte shkëputur marrëdhëniet me të gjithë të afërmit e tij dhe të gruas. Ai thotë se Laçi ushtronte dhunë ndaj nënës duke e goditur “me shkop, shuplaka dhe grushte”.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv thuhet se djali i mitur ka deklaruar se prej 3 vitesh babi i tij nuk i ka lejuar të dalin asnjëri nga shtëpia ku banoinë, atë e së bashku me vëllain e mitur dhe mamanë e tij.

Babi I tij nuk i ka lejuar te dalin fare nga shtëpia, duke I kërcënuar se " ai e di me mirë, se te tjetër  duan ti vrasin, ndërsa ai ka fituar".

“Qe pas kthimit të Xherxhit nga Italia, ai prej 20 vitesh nuk ka punuar me dhe se fundmi ka filluar te ushtroje me shpesh dhe fenë myslimane. Atë e ka praktikuar më shpesh 4 muajt e fundit, ku shkonte çdo të premte në xhaminë e Medresest, ndërsa prej javësh e ka shkëputur nuk ka shkuar me. Asnjeri prej prindërve të tij nuk punon, ai është shume I dhunshëm ndaj mamasë se tij, kundrejt te cilës ka ushtruar shpesh here dune ne sy te tyre, duke e goditur me shkop, me shuplaka me grushte, madje mamaja 1 ka treguar se i ka vene dhe thikën ne fyt. Për sa i përket jetesës, ai nuk I lejon te dalin nga shtepia pasi I kërcënon, ata jetojnë brenda 4 mureve pa energii elektrike, pasi ia kane ndërprere, dhe ushqehen vetëm kur i çojnë ushqim dhe ua lejnë tek dera familjaret si xhaxha Aliu nga Dibra, gjyshi ose daja I tij”, thuhet në dosje për dëshminë e djalit të mitur.

Në dosje theksohet se ai dhe vëllai I tij janë ne një gjendje shumë të renduar psikologjike, pasi kohet e fundit nuk merrnin as mundimin për t'i kërkuar me te dilnin, sepse nuk I lejonte.  Në dijëninë e tij babai mbante thika ne shtëpi, e here pas here kur vinte rrotull neper shtëpi I mbante te varura ne brez. Ëndrra e tii me e madhe është ti rikthehet jetës normale si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë e të shkoje ne shkolle.

Ora 13:22
Tiranë/ Habit motra e ekstremistit që ngujoi gruan e fëmijët për 6 vite: Ai është njish! I marrshi të keqen (VIDEO)

 

Motra e radikalistit Xherxh Laçi që ngujoi guran dhe fëmijët për 6 vjet në Tiranë ka mohuar se vëllai të ketë probleme të shëndetit mendor. Ndryshe nga çfarë deklaroi i ati, ajo shprehet para mediave se nuk është i sëmurë dhe fëmijët nuk kanë vijuar arsimin e mesëm për shkak të problemeve ekonomike. Ajo hedh akuza ndaj qeverisë që nuk i ndihmon për të gjetur punë. Ndër për pretendimet e gruas dhe fëmijëve se janë ngujuar për 6 vite, shprehet se e bëjnë për të dalë.

“Të lirohet e t’i gjejnë Xherxhit një punë të lehtë, roje ta çojnë. Të çoje fëmijët në shkollë. Gruan t’ja fusin në një punë, pastruese në bashki a kudo. A ka shtet apo jo? Ti marri se ka punë plot. Problemet janë të qeverisë se ka dhënë urdhër të prishë shtëpinë. Xherxhi nuk është i sëmurë, është me diabet, asnjë sëmundje nuk ka. Trutë fiks fare i ka. Të shkojnë të arrestojnë doktorin pse nuk i jep pension Xherxhit. Gruan e fëmijët nuk i ka dhunuar, në asnjë mënyrë. S’është e vërtetë. Pretendojnë se duan të dalin e të bredhin rrugëve. Nuk i ka mbajtur as ngujuar. Nuk ka mundësi Xherxhi t’i çojë në gjimnaz. Xherxhi ka mbaru shkollën e lartë, profesor është. Ai është njish, i marrtë të keqen kush e shan”, tha Rita Kaca.

Ora 13:09
Ngujoi familjen për 6 vite në Tiranë, babai i radikalit: Falej në xhami! S'ka dhunuar gruan e fëmijët! Vuante nga probleme të shëndetit mendor, bukën e gojës ia siguronim ne

 

Nazif Laçi, babai i Xherxh Laçit ka mohuar se i biri është radikalist fetar dhe që dhunonte gruan e fëmijët. Në një deklaratë për mediat shprehet se djali kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa bukën e gojës ia siguronin familjarët pasi nuk punonte as vetë, as ruaja.

Ndër të tjera thotë se i biri ka nevojë për insulina dhe pretendon se policët e kanë lënë 3 ditë pa i dhënë mjekimin derisa kanë shkuar familjarët.

“Çdo të premte shkonte e falej në xhami. Radikali nuk bën ato veprime. Njeri më të drejtë e më të sinqertë se ai nuk ka. Punonte me ndershmëri. Ai ka bërë shtëpinë e vet. Nuk ka prekur me dorë as gruan as fëmijët.  Ai nuk ka punuar as në firma, as në ndërmarrje. Bukën e gojës ia kemi sjellë ne, familjarët. Kishte ves, nuk linte askënd, as gruan në punë dhe as vetë nuk shkonte. I kishte mbetur fiksim nga diabeti, e ka goditur në tru që nuk punonte. Nuk linte as tjerët të punonin derisa arriti puna që u bë çfarë u bë. Kishte probleme të shëndetit mendore që herët. Ka qenë me letra të Italisë, e la punën atje dhe erdhi këtu. Sëmundja e ka fajin. Ai duhet të shkojë në spital, jo në burg. 3 ditë e kanë lënë pa insulina. Kemi ardhur mbrëmë këtu, kemi thyer dyert e kemi marrë insulinat për t’ia cuar. Kishin qenë duke e lënë policët duke vdekur.

Ata mund të thonë çdo gjë, por e kanë gabim se dëshmitari jam unë. E di cdo gjë këtu. Fëmijët nuk u regjistruan në gjimnaz se nuk kishin marrë dëftesën. Edhe gruaja s’ka dashur të punojë se ja ku është rrobaqepësia, nuk e kemi larg prej këtu”, tha Laçi.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirka: 07/11/2022 23:22

    PERFUNDIMISHT NUK JEMI NJEREZ, JEMI AKOMA NE EPOKEN E SHPELLAVE....

    Përgjigju
  • justice: 07/11/2022 20:58

    Fundamentalist injorant dhe legen si shume te tjere ne Shqiperi ...

    Përgjigju
  • 0987: 07/11/2022 17:26

    Edhe motra paska hik per lesh!

    Përgjigju
  • Dori: 07/11/2022 15:19

    Vareni pleren mes Tirons e dergojeni tek Allahu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Rithemelimit, mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvendoset online

Protesta e Rithemelimit, mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvendoset online