NIGER - Protestat anti-Charlie Hebdo në Niger kanë shkaktuar të paktën 10 të vdekur dhe janë djegur deri më tani 45 kisha.
 
Lajmi bëhet me dije nga qeveria e Niamey, që prej tre ditësh është përfshirë nga një valë e ashpër protestash të dhunshme.
 
Protesta e dhunshme u përshkallëzuan pas publikimit të kopertinës së revisëtës satirike Charlie Hebdo, sërish me karikaturën e Profetit Muhamed.
 
Në protestat e ditëve të fundit janë sulmuar gjithashtu dhe 5 hotele, 36 restorante dhe një jetimore e një shkollë e krishterë.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)