Niku është përzgjedhur për të luajtur rolin kryesor në një telenovelë turke, ku tregohet një histori dashurie mes një vajze të pasur dhe një djali të varfër.

Telenovela pritet të nisë së shpejti dhe titullohet “Jeta e të riut varfanjak” (Fakir Gencin Romani), ku në rolet kryesore do të jenë aktori shqiptar Nik Xhelilaj dhe aktorja e famshme turke, Fahriye Evcen.
Kjo telenovelë pritet të jetë mjaft e suksesshme dhe duket se Nik Xhelilaj ka gjetur një oaz të mirë si aktor në telenovelat turke, të cilat së fundmi po korrin sukses ngado.
Redaksia Online
(J.H/xh.k/shqiptarja.com)
