Nik Xhelilaj protagonist në një serial turk

Nik Xhelilaj protagonist në një serial turk
Serialet e ndryshme turke të cilat kanë nisur të transmetohen në shumë televizione shqiptare, kanë rezultuar mjaft të sukseshme dhe të ndjekura. Në qoftë se do të duhej të pyesnimpër personazhe si Ezel, Ejshan, Gymysh, Mehmet apo Sulejman,çdo shqiptar do të njihte dhe dinte historinë e këtyre karaktereve.

Por famës së serilave turke i bashkohet edhe një lajm tjetër interesant. Aktori shqiptar, Nik Xhelilaj do të jetë protagonisti i një seriali turk, të tilluar “Kayýp Þehir”. Ky prodhim i ri kinemtografik do të transmetohet në televizionin turk “Kanal D”. Prej disa kohësh aktori Xhelilaj i ka munguar skenave shqiptare e mesa duket do të shfaqet për publikun turk.

Personazhi i cili ai do të interpretojë quhet Kadir dhe është njëri nga pesë fëmijët e një familje që përjeton shumë drama dhe peripeci. I urojmë Nikut të ketë sa më shumë sukses në shtetin turk, ndoshta të njëjtin që ka pasur edhe në vendin tonë.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të