Nikolin Jaka: Biznesi kërkon
zgjatje të faljes fiskale
Shtohet numri i bizneseve që rrezikojnë seriozisht falimentimin pasi qeveria nuk paguan borxhet ndaj tyre. Janë rreth 660 kompani që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilat kanë mbetur peng të moslikujdimit të detyrimeve nga shteti, veç atyre të ndërtimit.
TIRANE - Shtohet numri i bizneseve që rrezikojnë seriozisht falimentimin pasi qeveria nuk paguan borxhet ndaj tyre. Janë rreth 660 kompani që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilat kanë mbetur peng të moslikujdimit të detyrimeve nga shteti, veç atyre të ndërtimit.
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Nikolin Jaka bën apel për ndërhyrje të shpejtë, pasi sipas tij, kjo situatë po i fut bizneset në kolaps dhe pasojat do të jënë mbi punonjësit, të cilët rrezikojnë të humbasin vendet e punës.
“Shuma që buxheti i shtetit i ka kompanive private është në shifra të konsiderueshme, të cilat i kalojnë 200 mln eurot, por një fenomen negativ, i cili po shoqëron tashmë rritjen e detyrimeve që ka buxheti i shtetit ndaj kompanive është detyrimi që ka ndaj kompanive të shërbimit, ku ne kemi marrë një informacion dhe janë rreth 660 kompani që operojnë në sektorin e shërbimeve dhe që po preken nga kjo plagë e rëndë, pasi i penalizon këto kompani në pagimin e detyrimeve të drejtpërdrejta të tatim fitimit dhe të TVSH-së”, tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Ai u shpreh se borxhet e shumta e kanë futur biznesin në kolaps, duke ndikuar kështu edhe në rritjen e papunësisë. Si zgjidhje, Jaka kërkon kompensimin e këtyre detyrimeve përmes pezullimit të detyrimeve tatimore.
Ndërkaq Jaka u bëri gjithashtu apel forcave politike që të miratojnë e zbatojnë me procedurë të përshpejtuar ligje për kompensimin ose pezullimin e afateve të pagesave për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Tatim Fitimin në favor të kompanive private, kur shuma e detyrimit që buxheti i shtetit u ka atyre, është më e madhe se shuma e detyrimeve tatimore që kompanitë kanë për të shlyer.
Dhoma e Tregtisë propozon që ligji i legalizmit dhe faljes së një pjese të borxhit tatimor e doganor të zbatohet sërish, duke përfshirë detyrimet për vitet fiskale 2011 dhe 2012.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
17.7%
-
Jo
77.1%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 175
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21