“Historia të shkruhet vetëm nga historianët”. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla gjatë një ceremonie të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Tiranës për 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. Nikolla theksoi se politika nuk duhet të ndërhyjë tek shkrimi i historisë
 
“Historia ka ndodhur vetëm një herë dhe ajo nuk mund të rishkruhet në varësi të ndryshimit të pushteteve. Ftesa për historianët është e hapur, për ta shkruar objektivisht, bazuar në fakte historinë e Shqipërisë. Historinë që do edukojë brezat e rinj jo vetëm me krenarinë e fakteve, por ajo që është më e rëndësishmja, t’i edukojë larg gjuhës së urrejtjes për vendet e tjera”, tha Lindita Nikolla.


Ministrja tha se 29 Nëntori i vitit 1944 ishte një ditë që falë gjakut dhe mundit të djemve e vajzave shqiptarë, e vendosi Shqipërinë në hartën e fitimtarëve dhe nuk ka më bukur se kjo festë të vijë përmes performancave të djemve e vajzave të talentuar.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)