Nikolla: MAS do të vërë në dispozicion të universiteteve pritës regjistrat e studentëve
TIRANË, 24 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ – Nisur nga shqetësimet e studentëve të Institucionit të Arsimit të Lartë, “Vitrina”, për mungesë dokumentacioni në dosjet e tyre, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, deklaroi sot se MAS do të vërë në dispozicion të universiteteve pritës regjistrat e studentëve, që të mundësohet plotësimi i dosjeve personale. “Nga […]
Nisur nga shqetësimet e studentëve të Institucionit të Arsimit të Lartë, "Vitrina", për mungesë dokumentacioni në dosjet e tyre, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, deklaroi sot se MAS do të vërë në dispozicion të universiteteve pritës regjistrat e studentëve, që të mundësohet plotësimi i dosjeve personale.
"Nga procesi i dorëzimit të dosjeve tek studentët, rezulton se nga IAL "Vitrina" dosjet janë të paplota dhe në një masë të madhe të tyre mungon lista e notave. Ky fakt ka shqetësuar studentët dhe familjet e tyre. MAS ka siguruar dhe disponon regjistrat e IAL-ve të cilat do të jenë pranë universiteteve pritëse, në mënyrë që ata të bëjnë transkriptimin e notave të studentëve, në maksimumin e mundshëm", tha ministrja Nikolla.
Gjatë deklaratës për mediat, ministrja theksoi se qeveria shqiptare dhe MAS po mban premtimin duke qenë pranë studentëve, për të mundësuar një shans të dytë për ta.
"Nisur nga situata problematike, gjetëm zgjidhjen më të mirë, ndaj studentët të vijojnë të tërheqin dosjet me ato dokumente që kanë. Me shumë përgjegjësi dhe transparencë ne po e adresojmë edhe këtë situatë të re që vjen si rezultat i shkeljes së ligjit nga IAL "Vitrina" dhe që përforcon edhe një herë vendimmarrjen tonë për këtë institucion, i cili vazhdon të shkelë ligjin dhe VKM-në", tha Lindita Nikolla.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, i bëri thirrje studentëve të vazhdojnë të qetë procesin e tërheqjes së dosjeve të tyre pranë MAS. /ATSH/
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 5471
Lajme të tjera
-
Ishte shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet 24-vjeçari në Ersekë
23 Mars, 08:28
-
Sot nis muaji i Ramazanit, Begaj: Agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë, bashkoj me ju lutjet për më shumë begati
23 Mars, 08:28
-
‘Mos na incizo, na q….!’/ Sekseri kalon qytetarin në Portin e Vlorës me 170 euro! Pezullohen 3 punonjësit e policisë
23 Mars, 08:05
-
Tërmet në Korçë gjatë natës me magnitudë 4.4! Qytetarët në panik dalin nga banesat
23 Mars, 08:00
-
‘Kur ishin shtuar kontradiktat mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe…’/ Dëshmia e ish-ushtarakut, në vitin 1960
23 Mars, 07:51
-
Çfarë u arrit në takimin Xi-Putin në Moskë?
23 Mars, 07:48
-
Sot Kuvend, Bujar Leskaj e Zef Hila interpelancë me ministren e Shëndetësisë! Xhixho seancë me pyetje me Kushin
23 Mars, 07:47
-
Blinken: Zbatimi i marrëveshjes, i hap rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin atë
23 Mars, 07:46
-
'Muri kinez' i mbron krahët Putinit
23 Mars, 07:35
-
Mungesë serioze e fuqisë punëtore në Maqedoninë e Veriut
23 Mars, 07:33
-
Banka e Shqipërisë pritet të mbajë përsëri të pandryshuar normën bazë të interesit
23 Mars, 07:29
-
Rriten temperaturat deri në 22 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
23 Mars, 07:14