Nikolla nga Rrogozhina : Jo më drejtorë shkolle politike e as korrupsioni

Nikolla nga Rrogozhina : Jo më drejtorë shkolle politike e as korrupsioni

Lindita Nikolla, ministrja e Arsimit

Ministrja e Arsimit në kuadër të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”, nga Rrogozhina informoi qytetarët se drejtuesit e shkollave të fëmijëve të tyre do të jenë njerëz të mirëtrajnuar në Shkollën Drejtorëve dhe nuk do të jenë më as drejtorët e politikës e as të korrupsionit. Ky institucion parashikohet të ngrihet me ndryshimet ligjore që pritet të ndodhin për pak muaj në ligjin e arsimit parauniversitar i cili ka filluar të debatohet në Parlament.

Kemi ende drejtorë shkollash që sillen si bajraktar, kemi ende drejtorë që përpiqen t’i ndajnë mësuesit në tanët dhe tyre, kemi drejtorë shkollash që janë aty për të bërë çdo gjë tjetër por jo misionin e tyre. Kjo është beteja jonë e radhës që do ta zgjidhim me Shkollën e Drejtorëve.

Ne fillojmë një proces të ri duke e bërë atë edhe ligjor, kemi një debat në Parlamentin e Shqipërisë në mënyrë që drejtuesit e shkollës të mos jene të zgjedhur nga partia apo aq më keq korrupsioni por të jenë njerëzit më të mirë për të bërë të mundur transformime cilësore në të gjithë Shqipërinë.

Shkolla e Drejtorëve e cila do të bashkëfinancohet nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillim do të jetë një shkollë e parametrave evropianë që do të mundësojë kushdo që është në krye të shkollës apo edhe ata që aspirojnë për të udhëhequr dhe menaxhuar një shkollë në Shqipëri, të kenë së pari formimin e nevojshëm për të garantuar se kjo do të jetë e mundur dhe nuk do të jenë aty njerëzit që merren me çdo gjë tjetër përveç se me atë që janë zgjedhur për të bërë nuk merren.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla

Shqetësimi i mësuesve dhe prindërve të Rrogozhinës për rikonstruksionin e gjimnazit të qytetit mori zgjidhje gjatë dëgjesës të hapur publike në qendër të qytetit.

Po flas në emër të nxënësve dhe shkollës, pyetja imë është e thjeshtë, a do të ketë rikonstruksion në shkollën tonë? Është pyetur nga qytetarët.

Do ta rikonstruktojmë gjimnazin, është marrë vendimi i Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, për të bërë një projekt me standarde dhe shtesën anësore dhe me mjediset e tjera që lidhen me terren sportive.

Gjimnazi do të jetë i bukur nga pikëpamja infrastrukturore por jeni ju mësues dhe mësuese që e bëni atë të arrirë për çdo nxënës nga kuptimi i standardeve. Dhe përfitoj nga rasti gjimnazistëve të zgjedhin mësuesinë, patjetër që është nevojë e tregut të punës por ajo që është e rëndësishme sistemi ynë ka nevojë për djem dhe vajzat të mirëshkolluar që bëjnë më të mirën në universitet edhe nesër kur zgjidhen dhe të jenë pjesë e sistemit.

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit

Ministrja Nikolla u bëri me dije maturantëve pak ditë para nisje së provimeve të maturës, të kenë kujdes me kopjet apo telefonat në provim sepse do të penalizohen jo vetëm për një provim por gjatë gjithë vitit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Votues: 15/05/2018 16:40

    Zonja minisere ne Durres shume drejtoret I ke te pd te lsi e te tjeret Ike miqte e drejtoreshes SE arsimit je drejtire qe I can nda mesuesit tanetjo tanet te tyret kedrejtora te paafte drejtore qe skane lidhjeme arsimin we num kane punu ne arsim te till kene fshatrat teeth durresit e ne durres turp drejtore pa as nje site pun nearsim ke agronom sekretare keep drejtore qe nuk dine telexojne PO lexove te jap e emeta e te prezantoem sekush jam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan