Edhe njëherë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka theksuar se tekstet e historisë do të rishkruhen.
Në konferencën shkencore ndërkombëtare “70-Vjetori i Çlirimit, Ngjarje e Rëndësishme Kombëtare” zhvilluar në Akademinë e Shkencave Nikolla: “Ne jemi të angazhuar e po nxisim rishkruarjen e teksteve të historisë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Qëllimi ynë është që t’u japim nxënësve dhe mësuesve tekste me nivel të përshtatshëm shkencor e objektiv për mësimin e historisë sipas moshës, me standarde evropiane. Do të synohet që këto tekste të zhvishen nga interpretimet e njëanshme, nga influencat e politikës, nga fryma e konfrontimit dhe e urrejtjes për popujt e tjerë e veçanërisht për fqinjët”.
Sipas saj, nuk do të thotë se do të ndryshohet historia si ngjarje, historia ka ndodhur vetëm një herë dhe është detyrë e historianëve që duke shkruar të vërtetat e saj objektive të përcjellin mesazhe për të mësuar prej tyre, mesazhe bashkëpunimi e bashkëjetese për brezat e rinj që të mos mbeten tek e shkuara, por të shikojnë e të ndërtojnë së bashku të ardhmen e tyre.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti tha se referatet e kësaj konference trajtojnë këndvështrime dhe prurje të reja për karakterin dhe rëndësinë e ngjarjes historike të 70-Vjetorit të Çlirimit.
“Është rasti, që në këtë Jubile, historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve gjatë Luftë së dytë Botërore të rishkruhet e parë në distancën e 70-viteve, në dritën e dokumenteve të reja arkivore, vendase e të huaja, mbështet edhe në studime të thelluara monografike”, tha Korkuti.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO