Në prag të ndërrimit të viteve, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar të gjithë shqiptarët. Teksa përmend vështirësitë që kaluam në vitin që po lemë pas, Nikolla uron për ditë më të mira.
“Të dashur bashkëqytetarë e bashkëkombas kudo ku ndodheni,
Sonte, të gjithë do të mblidhemi në vatrat familjare për të pritur e festuar Vitin e Ri 2022. Në prag të kësaj feste të bukur tradicionale, dërgoj urimet e mia më të përzemërta te çdo familje shqiptare, këtu në atdhe a në Diasporë. 2021 ishte i dyti vit i vështirë, nën kufizimet e pandemisë, e cila po teston jo vetëm shëndetin tonë, por edhe shpirtin, besimin, qëndresën dhe humanizmin tonë. Prandaj shpresa dhe gëzimi i Vitit të Ri le të na bashkojë për të përballuar vështirësitë, tejkaluar vuajtjet dhe rindërtuar normalitetin e jetës. Uroj që 2022 të jetë një hap përpara në jetën dhe dëshirat e të gjithëve. Dëshiroj që secili të ketë më shumë mundësi për të përmirësuar jetën e vet e të familjes dhe të udhëhiqemi nga fryma e solidaritetit për të përmirësuar edhe jetët e të tjerëve. Nata e Vitit të Ri është çasti kur të gjithë kemi mundësi të reflektojmë se edhe pse nuk kemi mundësi të ndryshojmë vitin që lamë pas, mund dhe duhet të punojmë për të ndryshuar vitin dhe vitet që vijnë. Dritë në shpirtin tuaj, dashuri në zemrat tuaja, lumturi në jetët tuaja! Me besimin se ditët më të mira i kemi të gjithë përpara: Gëzuar!”, shkruan Nikolla.
Lajmi kryesor:
Uron politika! Rama: Të dalim nga llogoret përçarëse, ndjesë për punët që s'i kam bërë! Meta: Mos u nënshtroni! Basha: Shpresë tek e ardhmja! Kim: Festojmë çdo gjë që kemi arritur bashkë
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.6%
-
E gabuar
40.2%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2897
Lajme të tjera
-
Rama takim me presidenten e Greqisë: Jam optimist, do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull! Kryeparlamentari grek: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së
21 Mars, 12:44
-
VIDEO/ Rama çel ekspozitën me krijimet e tij artistike në Greqi: Mirënjohës për këtë pritje të mahnitshme
21 Mars, 11:05
-
Rama nesër në Britani të Madhe, vizitë disa ditore dhe takim me Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve të paligjshëm
21 Mars, 09:35
-
Rama: Nga 20 prilli çdokush mund të udhëtojë pa viza drejt Emirateve të Bashkuara
20 Mars, 17:06
-
Nikolla pret Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare të Vatikanit! Imzot Gallagher: Shqipëria ecën në drejtimin e duhur
20 Mars, 15:00
-
Një javë nga afati PS me idetë e qarta, pa dilema për 54 kryebashkiakë, 7 ende në pikëpyetje! Në 4 qarqe 'deja vu' e 2019-s, të shtunën vendoset gjithçka
20 Mars, 14:11
-
Polemikat për Vlora Hysenin, e propozuara për kreun e SHISH, analisti: Gruaja më e besueshme për partnerët! S’u përjashtua nga Kurti për paaftësi
20 Mars, 13:39
-
Berisha: Do depozitojmë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave! ‘Aktivisti’, mjet terrori i Ramës, do ndërmarrim hapat ligjorë për të
20 Mars, 12:31
-
Turizmi në lulëzim, Rama: Në shkurt vizitorët janë rritur 54% krahasuar me 1 vit më parë! Mbi 686 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në dy muajt e parë të 2023
20 Mars, 10:12
-
FOTOT/ Rama çel ekspozitën personale në Athinë: Jam artisti më i mirë në mesin e kryeministrave! Arti nuk ka nevojë të përkthehet
20 Mars, 09:27
-
Subvencionet në bujqësi, hapet aplikimi përmes e-Albania! Rama-fermerëve: Afat deri më 11 prill! Ja kush përfiton nga mbështetja
20 Mars, 08:28
-
Rama publikon pamjet nga tregu i ri agroushqimor në Farkë: Hapësirë me kushte shumë të mira për fermerët e për konsumatorët
19 Mars, 09:15