Ish-Ministri i Punëve të Jashtme greke, Nikos Kotzias ka thënë se presidenti francez Macron do të jetë i vetmi përgjegjës për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajonin e Ballkanit, pas refuzimit të çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Pas vetos së Macron, një është përfundimi i marrëveshjes së qeverisë Prespa-s: Ai e minon atë dhe më pas citon rezultate negative të minimit të vet si justifikim, prandaj do të jetë përgjegjës për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon”, shkruan Kotzias në Twitter.