Republika turke e vetëshpallur e Qipros së Veriut (RTCN) voton sot për të zgjedhur presidentin e saj që do të jetë i ngarkuar për rifillimin e bisedimeve për paqe me qipriotët grekë më shumë se 40 vjet pas ndarjes së ishullit të Mesdheut.
Zgjedhësit në Republikën turke të vetëshpallur të Qipros së Veriut, u drejtuan sot drejt qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e tyre që do t'i përfaqësojë veçanërisht në bisedimet për paqe me qipriotët grekë.
Për këtë tur të dytë, qendrat e votimit u hapën në orën lokale 08:00 dhe do të mbyllen 10 orë më vonë.
Rreth 176 000 persona janë thirrur të votojnë në këtë entitet të vetëshpallur dhe të panjohur nga komuniteti ndërkombëtar.
Ata do të zgjedhin mes presidentit në ikje, nacionalistit Dervis Eroglu, i cili kryesoi në turin e parë më 19 prill dhe një veterani të politikës qipriote turke, Mustafa Akinci.
Ishulli është ndarë në dy pjesë që prej pushtimit në vitin 1974 nga Turqia në reagim të një grushti shteti nga përkrahësit e bashkimit me Greqinë./ATSH/
/Shqiptarja.com