Nili shton etjen e Afrikës

Nili shton etjen e Afrikës
TIRANE - Disa vjet më parë, një sërë dokumentesh të vjedhura në mënyrë elektronike nga Wikileaks, bënë publike një dokument i vitit 2009, në të cilin një ministër egjiptian, në fshehtësi, ishte kundra Marrëveshjes së Sudanit të Jugut, tashmë prej një viti e shpallur republikë e pavarur. Kundërshtimi i zyrtarit kishte lidhje me faktin se do të shtohej një tjetër shtet i gatshëm për pretendime kundrejt ujërave të Nilit.

Mbrojtja e lumit të madh, që prej mijera vitesh mban gjallë tokën e faraonëve, ka qenë gjithmonë opsesioni i egjiptianëve dhe mbi të gjitha arsyeja e konfliktit në Lindjen e Mesme. Në vitin 1979, presidenti i asaj kohe Sadat, në kohën që firmosi traktatin e paqes me Izraelin, u shpreh se: "Tashmë e vetmja gjë që mund të çojë në luftë Egjiptin është uji."

Për shkak të ndryshimeve klimaterike rrjedha e Nilit po pakësohet dita ditës, ndërsa popullsia po vjen gjithmonë në rritje.Sipas një studioje sekrete amerikane,pas disa vitesh rrezikohet që të shpërthejë një "luftë për ujë", dhe gjasat që një gjë e tillë të ndodhë janë të mëdha.

Status Quo-ja që i garanton Egjiptit dhe Sudanit 90 % të ujit të Nilit, në bazë të traktateve koloniale të 1929, në fakt nuk është më i qëndrueshëm. Në atë kohë Egjipti kishte popullsinë më të madhe ndërsa sot ai ka vetëm 82 miliion banorë dhe është pjesë e 11 vendeve të tjera siç janë (Etiopia, Eritrea, Uganda, Kenia, Tanzania, Kongo, Burundi dhe Ruanda, përveç Egjiptit, dhe dy Sudanëve) të cilat ndodhen pranë rrjedhës së lumit. Popullsia në total në këtë sipërfaqe, për momentin arrin në 400 milion banorë, ndërkohë që mendohet se në 2030 të kapë shifrën prej 700 milion banorësh.

Deri më tani tentativat për një shpërndarje të ekuilibruar të burimeve të Nilit kanë dështuar. Pesë nga vendet që morën pjesë në negociatat e vitit 2010 arritën në një kompromis i cili u shoqërua me veton e e Egjiptit dhe Sudanit. Që prej asaj kohe gjithçka ndaloi.

Egoizmi i Egjiptit është i kuptueshëm pasi vendi shtrihet pothuajse tërësisht në shkretëtirë dhe lumi Nil është i vetmi burim për të. Nga ana tjetër vendet si Sudani i Jugut, kanë probleme akoma më serioze. Në këto vende njerëzit vdesin nga uria dhe nevoja emergjente e ujit. Pala ndërkombëtare deri më tani ka dhënë ndihmën e saj por ajo çka bie në sy është një mosbashkëpunim mes vendeve fqinje me njëra tjetrën.

Kontinenti Afrikan, akoma shumë i varfër , por në rritje të vazhdueshme, është një vend në të cilin njerëzit sapo njohin mirëqenien nuk pranojnë më të jetojnë në thatësirë dhe në kushte higjieno-sanitare jashtë normales, nëse komuniteti ndërkombëtar nuk ndërhyn në riparimin e Nilit, ky lum vital për popuj të tërë mund të kthehet në një fushëbetejë.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh