Nis ​Bienalja e Mesdheut në Tiranë
Kumbaro:  Është koha për kulturë

Nis ​Bienalja e Mesdheut në Tiranë<br />Kumbaro:  Është koha për kulturë
Bienalja e artistëve të rinj të Mesdheut me pjesëmarrjen e 230 artistëve të rinj nga Europa dhe Shqipëria është çelur me një ceremoni të madhe në Parkun Rinia këtë të enjte.
 
Ndërsa bienalja do të vijojë deri në datën 9 maj që është edhe dita e Europës, drejtuesit pohojnë se artistët do të perfomojnë në Tiranë brenda katër ditësh në shumë pika kryesore të kryeqytetit.

Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro në çeljen e ceremonisë falënderoj organizatorët ndërsa u shpreh se ardhja e artistëve shqiptarë nga Europa tregon se është tamam koha për kulture.

"Shqipëria është kthyer në qendrën e Mesdheut dhe do të jetë e tillë dhe për 5 ditë. Jo vetëm që u anëtarësuam përmes Ministrisë së Kulturës në Bienale në janar të 2016, e çuam sfidën deri në fund. Vendosën kandidaturën për të qenë vendi pritës për Bienalen duke lidhur dy qytete. Sot në mëngjes zbarkua artistët, mbërritën në Tiranë me një antitezë shumë të fortë me atë që është klisheja e anijeve të Durrësit", tha ministrja. 
 
Nënkryetari i Bashkisë Arbi Mazniku shprehu mirënjohjen që artistët i sollën Tiranës artin e tyre nga të gjitha vendet e Europës dhe që do ta lënë të ekspozuar dhe pas mbylljes së Bienales.

Ndërkohë Mazniku ka falenderuar kolegët Endri Dani dhe Olsjon Lama që janë kujdesur për bienalen, duke përmendur më tej Institutin Italian të Kulturës, Ambasadën izraelite, Bunk’Art 2 dhe gazetën Shqiptarja.com”.

“Ne në Bashkisë e Tiranë, themi që nuk është arti i vërtet nëse nuk bëhet në rrugë. Jam shumë i lumtur që rrugët, do të jenë plateja për artin që do të ndodh nesër. Jemi shumë mirënjohës për artin që do të na lini pas. Shumë faleminderit të gjithëve. Ne ju mirëpresim të gjithë, Tirana duhet ta jetojë artin në çdo rrugë të saj”, tha Mazniku 

“Nuk është e lehtë të punosh një shtëpi kur ke një ide  por ta punosh atë është diçka tjetër. Ne e bëmë për të nesërmen tonë, sepse e nesërmja jonë është sot. Janë shumë njerëz që dua të falënderoj, ministrinë e kulturës, të gjithë djemtë dhe vajzat, dhe ishte diçka e veçantë sepse ishin dhe vullnetarët, Manuela Tresia dhe shumë të tjerë. Dua të falenderojë dhe dy kolegët e mi, Endri Dani dhe Olsjon Lama. Dua të falënderoj gjithashtu dhe Institutin Italian të kulturës, Ambasadën izraelite, Bunk’Art 2, dhe gazetën Shqiptarja.com”, u shpreh Zeneli.
 
Bienalja sapo ka nisur në Tiranë dhe Artisët kanë gjallëruar kryeqytetin. Porta e parë që priti artistët për performancat ishte BunkArt 2, ku presidenti kuratorial i departamentit të Bienales Pietro della Giustina ka prezantuar artistët më të njohur në botë me perfomancat që krijojnë dhe një lidhje emocionale me vetë muzeun.

Nisin performancat e para në Bunk’Art 2
Performanact e para të bienales me artsistët e Rinj të Mesdheut, ashtu siç pritej kanë nisur në Bunk’Art2. Menjëherë pas udhëtimit nga Bari në Durrës, artistët kanë mbërritur në Tiranë dhe janë vendosur në destinacionet e perfomancave që do të mbajnë gjatë ditëve të bienales.
 
Muzeu i viktimave të diktaturës Bunk Art2 ka qenë porta e parë ku kanë trokitur artistët ardhur nga Europa. Ende pa mbërritur mirë në Tiranë, artisi italian Pietro Della Giustina, president i departamentit të kuratorial të bienales me dy artistët Lluc Banos dhe Zazzaro Otto kanë instaluar veprat e tyre në Bunk’Art dy. 

[gallery]22104[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës