Një aksion për zbatimin e ligjit antiduhan dhe përdorimit të pijeve alkoolike nga të miturit ka nisur në mbarë vendin. Paraditen e kësaj të mërkure aksioni ka nisur në Lezhë dhe Berat. Në këtë aksion janë përfshirë inspektor nga qendra dhe njësitë vendore të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Zbatimi i ligjit antiduhan dhe përdorimi i alkoolit nga të miturit ka bërë që ditën e sotme të nis një aksion në lidhje me këtë problem. Nga qyteti i Lezhës, kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda  është shprehur se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjeve për mbrojtjen e shëndetit  nga produktet e duhanit dhe mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit. Deda ka ndjekur nga afër kontrollet e zhvilluara gjatë ditës së mërkure në disa subjekte në Lezhë.

 “Deri më sot trupat inspektues e të inspektoratit shtetëror shëndetësorë të qarkut të Lezhës kanë kryer përmbi 220 inspektime dhe kanë marrë dy masa administrative, gjë që do të thotë që ne nuk do të bëjmë tolerim për asnjë, qoftë ky i fortë në subjekte dhe madje jemi në evidentime  të atyre subjekteve që kanë shkelur herë pas here dhe ne do të jem përsëri tek ato për ti ndaluar”, sqaron Eltar Deda, Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor

Në qarkun e Lezhës janë kryer mbi 240 inspektime gjatë kohëve të fundit dhe janë marrë dy masa administrative, ndaj subjekteve që kanë shkelur ligjin atiduhan. Edhe në Berat janë  kryer kontrolle në zbatimit të  Ligjit Nr.9636, dt.06.11.2006 Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit. Aksioni është shtrirë në të gjithë qarkun, ku vetëm gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 50 në lokalet përgjatë qendrës së qytetit.

Kryeinspektori i ISHSH-së Beratit Faik Shosha thotë se, “duke filluar nga data 3 janar ne kemi kryer inspektime paradite, në drekë si dhe në orët e vona të natës natës në subjektet kryesore të qytetit dhe deri tani situata është e kënaqshme. Qëllimi nuk është vendosja e gjobës por ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe i biznesit për dëmet që shkakton pirja e duhanit në ambiente të mbyllura”.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka bërë të ditur se kontrollet do të jenë prezentë na vazhdimësi.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com