Nis aplikimi i studentëve për praktikë në shtet, Haxhiu: Pas 3 muajve punësim për mbi 200 të mirët

Hapen për herë të pestë aplikimet për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, publike e jopublike. E ftuar në studion e Report Tv, zv. Ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu, tregoi për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të përfitojnë përvojë pune, kriteret dhe si të bëhen pjesë e programit, ndërsa shtoi se pas përfundimit të praktikave 3-mujore do të mundësohet edhe punësim për mbi 200 më të mirët.

“Aplikimi realizohet elektronikisht në një faqe të dedikuar, e cila është http://praktika.arsimi.gov.al/. Do të merret i gjithë informacioni i nevojshëm rreth programit. Institucioneve që janë pjesë e këtyre thirrjeve. Gjithashtu edhe gjitha këshilla për të pasur një provojë pune të suksesshme. Ku duhet të fokusohen studentët në këtë 3 mujor dhe gjithashtu edhe formatin e aplikimit, i cili kërkon plotësimin e gjeneraliteteve, jetëshkrimin e tyre dhe letrën e motivimit pse duan që të bëhen pjesë e programit të praktikave të punës. Dua të njoftoj se aplikimi lejohet vetëm njëherë dhe aplikimet e shumëfishta skualifikohen. Ky program unifikon që në fund të 3 mujorit që secili nga këto aplikantë të pajiset me këtë provojë që i njihet në administratën publike. Vendimi i këshillit të ministrave parashikon punësimin e 200 aplikantëve në Administratën Publike”, tha zv. Ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu.

Këtë vit janë 2500 pozicione praktike në 16 institucione shtetërore qendrore, 185 institucione të varësisë dhe 10 institucione të pavarura, në 61 bashki dhe 20 shoqëri tregtare. Mosha e aplikantëve duhet të jetë nga 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve ‘Bachelor’ dhe nuk kanë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme.  Nga kjo praktikë pune përgjatë 4 viteve të kaluara janë punësuar 823 studentë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja