TIRANË, 12 Shtator/ATSH-Z.Tosku/- Nis aplikimi për për shtetasit e huaj, që kërkojnë të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2014-2015
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë me dije, nëpërmjet njoftimit zyrtar se ndjekja e studimeve si dhe përzgjedhja në programe të caktuar do të bëhet në bazë të dosjeve të dorëzuara prej tyre.
Data 10 shtator deri më 1 tetor do të jetë periudha e aplikimeve në Drejtorinë e Integrimit dhe Projekteve. Në këtë kuadër, në datë 17 tetor aplikantët duhen të paraqiten pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse.
Dokumentacionet e nevojshme janë të renditura si më poshte :
1.Formularin e aplikimit sipas Shtojcës nr. 1 të këtij Udhëzimi
2.Vërtetim që nuk ka qenë i ndjekur penalisht dhe që nuk është në ndjekje penale, në vendin e origjinës, i lëshuar 3 muajt e fundit;
3. Fotokopjen e njësuar të dokumentit personal të identitetit;
4.Ftokopjen e njësuar të origjinalit të legalizuar të diplomës së shkollës së mesme e shoqëruar nga një dokument të lëshuar nga autoritetet arsimore kompetente që dëshmon se mbajtësi i diplomës ka të drejtë të ndjekë studimet në institucione të arsimit të lartë në vendin e tij/saj;
5. Certifikatë e njohjes së gjuhës shqipe, lëshuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë së Universitetit të Tiranës, dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument që provon njohjen e gjuhës shqipe në nivelin e kërkuar (për shembull, diplomë e kryerjes së një cikli studimi në gjuhën shqipe, etj);
6. Kopjen e njësuar të origjinalit të lejeqëndrimit për shtetasit e huaj, lëshuar nga Ministria e Brendshme, nëse disponohet nga aplikuesi;
7. Curriculum Vitae;/a.g/
/Shqiptarja.com