Përfundimi i punimeve nëntokësore për rrjetin e ri te ujërave të bardha dhe të zeza në qytetin e Lezhës i ka hapur rrugë asfaltimit të rrugëve, të cilët ishin kthyer ne shqetësim për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
Puna ka nisur në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe do të shtrihen në të gjitha segmentet e prekura nga ndërhyrjet infrastrukturore.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se në këtë fazë po aplikohet shtresa e parë e asfaltit, me qëllim krijimin e lehtësive në qarkullim gjatë sezonit veror. Më pas do të vijojë asfaltimi i plotë dhe dizenjimi i të gjithë qytetit, duke i dhënë Lezhës një pamje të re.
“Kemi filluar asfaltimin, do procedohet i gjithë qyteti me një shtresë për të krijuar kushtet e nevojshme të lëvizjes, pastaj do të vijnë shtresta e tjera. Ju kërkoj ndhe Është një investim prej 16 milionë euro që ka të bëjë me ujësjellësin e ujërave të zeza dhe të bardha, ka të bëjë me ujësjellësin e Shëngjinit. Ne i themi qytetarëve që do të vijojmë të punojmë dhe nuk do t’ju lëmë në rrugë. Qyteti do të përjetojë një tjetër histori”, tha Pjerin Ndreu.
Pjesa më e madhe e rrugëve të qytetit u dëmtuan nga zbatimi i projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. Investimi pritet të japë zgjidhje përfundimtare problemit të përmbytjeve, një nga shqetësimet kryesore të Lezhës ndër vite.
Komente








