Rikthehet sot në ekranin e Report Tv ‘Pa Protokoll’ nga Anduela Ndreu, çdo të premte në 21:00! Në fokus aktualiteti dhe politika

“Pa Protokoll” rikthehet ne ekranin e Report Tv në sezonin e ri televiziv. Nga data 18 nëntor emisioni politik “Pa Protokoll” do të transmetohet çdo të premte në mbrëmje nën moderimin e gazetares Anduela Ndreu.

Pa Protokoll është një emision i bazuar në debatin rreth politikës dhe aktualitetit të ditës apo të javës, debat që shtrihet jo vetëm për çështje brenda vendit  por edhe në rajon e më gjerë. Gjithçka thuhet në këtë emision është krejtësisht e pavarur dhe e paorientuar politiksht . Një emision i bazuar krejtësisht në fakte dhe të vërteta ku debatet dhe argumentet  sillen për publikun të pacenuara nga askush. Përveç debatit në këtë emision intervistat speciale do të zënë një vëmendje të veçantë ndërsa periudha në vijim  është e paracaktuar si një kohë kushtuar debatit zgjedhor për shkak të zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 majit 2023.

Përballja e mazhorancës me dy opozitat, ende të paorientuara për këtë proces,  dhe ofertat e kandidiatëve të komentuara edhe nga analistët në studio do të ofrojnë një panormale të plotë të debatit politik në vend.

Pa protokoll vjen në këtë sezon të ri me një studio të re, bashkëkohore dhe me teknologjinë e fundit por ajo që nuk ndryshon në këtë sezon të ri është profesionalizmi i treguar edhe në 3  vitet e shkuara. Teleshikuesve u mbetet veçse ta konfirmojnë këtë fakt sërish dhe të na ndjekin çdo të premte në mbrëmje në orën 21:00, duke filluar nga kjo e premte me 18 nëntor.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale