Lungomare do të vijojë në vjeshtë fazën dytë të punimeve që përfshin zonën e Ujit të Ftohtë deri në afërsi të tunelit të Vlorës në një gjatësi prej 1.3 kilometra të gjatë. Projekti final është prezantuar nga kryebashiaku Dritan Leli ku të pranishëm ishin edhe arkitektë të projektit dhe përfaqësues të fondit shqiptar të zhvillimit ku u diskutuan edhe detajet e investimit.
"Duke filluar nga vjeshta të projektit të ri që ne kemi në bashkëpunim me fondin shqiptar të zhvillimit që është që nga zona e hotel liros ose e farit deri në 3 km i cili do të bëjë një rehabilitim të gjithë shtratit të rrugës me një korsi bicikletash te dedikuar me rrugë të tjera midis hapësirave të godinave për të pasur mundëisnë e aksesimit në plazhe të të gjithë vizitorëve që do të dëshirën dhe sigurisht do të kalojnë nga vlora në vitet që vijnë", tha Leli.
Arkitekti britanik i projektit ka prezantuar disa nga detajet sikurse janë parashikimet për disa pishina për të rritur dhe fëmijë, , hapësira pushimi buzë detit të lidhura me shëtitoren nëpërmjet shkallëve që do të jenë hapësira me akses publik. Automjetet pushuesit do të mund ti parkojnë në fillim dhe në fund të shëtitores përcaktohet në projekt.
kanalet e ujerave te zeza bej o njeri, leri makiazhet..
PërgjigjuDritan Leli eshte njeriu me vizion qe i duhet Vlores dhe e ka kthyer ne destinacion turistik Elitar
Përgjigju