Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, tha për mediat se Gjykata e Posaçme po përpiqet që të hermetizojë procesin gjyqësor "që mos të dalin të vërtetat, zero prova, fakt penal, zero mesazh, zero qindarkë, zero pasuri e paligjshme, Meta është i burgosur politik".
"Bunkerizimi është për të mos dalë arsyet e vërteta të atij rrëmbimi gjeopolitik. Meta ndodhet i izoluar politik, sepse ka kryer një gabim, ka mbrojtur interesin kombëtar, ka mbrojtur kufijtë e Kosovës, ka mbrojtur integritetin dhe sovranitetin territorial të Shqipërisë. Kallëzimi i regjistruar ndaj tij u regjistrua kur sapo kishin nisur përplasjet e forta publike të Metës me Ramën. Gjyqtarët do mundohen të hermetizojnë një proces që mos të dalin të vërtetat, zero prova, fakt penal, zero mesazh, zero qindarkë, zero pasuri e paligjshme, Meta është i burgosur politik",- tha Cakrani.
Lajmi kryesor:
Nis gjyqi në themel për dosjen 'Meta', GJKKO s’lejon transmetimin live! Ish-presidenti i transformuar në kafaz: Procesi i montuar! Mungon nëna e Kryemadhit, shtyhet seanca (VIDEO)











