Në sërë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës, ku çdo javë i dedikohet kulturës së një vendi me aktivitete të ndryshme kulturore, sportive etj, Bashkia e Tiranës do të organizojë javën e parë të shtatorit Javën e Kulturës Britanike, në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë
Gjatë kësaj jave do të ketë aktivitete për artin, muzikën dhe sportin britanik, që do të kulmojnë me koncertin e Rita Orës më 6 shtator.
Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri me diej se aktivitetet do të nisin me një ndeshje kriketi në Tiranë.
“Anglia promovon në mënyrë të jashtëzakonshme shumë sporte, jo vetëm futbollin apo boksin, kriketin, sepse sporti bashkon njerëzit. Me sport është mënyra e mirë sesi e nisim këtë javë të bashkimit, të bashkëpunimit, të vëllazërisë që kemi me Britaninë e Madhe, një vend që ka qenë gjithmonë aleati ynë, ka qenë gjithmonë një fans i yni, ka qenë aty në ditët tona të vështira, qofshin këto ditët e vështira të Luftës së Dytë Botërore, qofshin këto ditët e vështira gjatë eksodit të Luftës në Kosovë”, u shpreh Veliaj.
Ambasadori Britanik deklaroi se “Java Britanike” do të vijë me një sërë aktivitetesh të ndryshme, të cilat nisin në Tiranë për t’u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë.
“Është një kënaqësi që të jem në qendër të Tiranës , në qendër të Shqipërisë, në sheshin “Skënderbej”, për të lançuar “Javën Britanike 2022” dhe kjo do të jetë java kulturore ku ne do të festojmë të gjithë aspektet e kulturë mes Britanisë dhe Shqipërisë”.
Në sheshin “Skënderbej” ka nisur puna për ngritjen e skenës gjigante për koncertin e Rita Orës, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë.
D.GJ/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7817
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj në Bruksel për 75-vjetorin e Kolegjit të Europës: Vitin tjetër dyfishohet numri i studentëve! Kampusi, histori suksesi për Tiranën
21 Nëntor, 15:21
-
Festivali i Nomadëve Digjitalë, Veliaj: Tirana, qytet kozmopolitan i të gjithëve! Bëhemi gati për titullin ‘Kryeqyteti Europian i Kulturës'
20 Nëntor, 15:46
-
Premtimi i Veliajt, nga 1 janari 2025 pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë! Vendimi miratohet me votat e socialistëve në Këshillin Bashkiak
19 Nëntor, 17:54
-
Prezantohet në shqip libri i ish-kryebashkiakut të Bogotas, Veliaj: Ekipi i tij do ndihmojë në zbatimin e sistemit të ri të transportit në Tiranë
19 Nëntor, 14:46
-
Tiranë/ Rikualifikohet zona e Thesarit, Veliaj inspekton punimet: Do ndërtojmë rrjet unazor, kemi përfunduar urbanizimin në 75 lagje!
18 Nëntor, 14:59
-
Sot 80 vjetori i Çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë, homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’! Veliaj: Të lëmë përçarjet për përparimin e shoqërisë
17 Nëntor, 08:29
-
PD: Ministri i Drejtësisë të japë dorëjeqjen! Hetim pasuror Ulsi Manjës, aplikoi për ndërtimin e një kompleksi vilash në Farkë
16 Nëntor, 13:20
-
Rehabilitohet blloku i banimit në Njësinë 3, Veliaj: Tirana, një kantier investimesh, buxheti 2025, më transformuesi
16 Nëntor, 13:07
-
Tiranë/ Analiza falas në ditën Botërore të Diabetit, nënkryetari i bashkisë Andi Seferi apel qytetarëve: Kontrollohuni dhe jetoni shëndetshëm
14 Nëntor, 14:54
-
Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë, Bashkia e Ferizajt i bashkohet festës së madhe të pavarësisë: Emocion, krenari, lavdi e festë e jashtëzakonshme
13 Nëntor, 20:09
-
FOTOT/ Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, Veliaj: “Do të jetë një super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm shkollor”
12 Nëntor, 12:00
-
Veliaj i ftuar në Akademinë Politike të PS: Puna dhe reputacioni që lëmë pas, kontribut dhe vlerë për vendin
9 Nëntor, 14:00