/ATSH-Z.Tosku/- Nis procesi i konsultimit të draftit final për projektligjin  "Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile".
Në sallën e madhe të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nisi sot procesi i konsultimit të draftit final të këtij projektligji, ndërkohë që procesi i konsultimit udhëhiqet nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me agjencinë e mbështetjes së shoqërisë civile dhe grupin teknik të punës.
Konsultimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përkatësisht në datën 24 mars në Elbasan, në 27 mars në Fier dhe Vlorë, në 31 mars në Kukës dhe Shkodër, në 3 prill në Pogradec dhe Korçë, duke përmbyllur konsultimet në qytetin e Gjirokastrës në 10 prill.