TIRANË- Regjistrimi i fëmijës në shkollë në moshën 5-vjeçare nuk do të jetë i detyrueshëm, por do të jenë prindërit që do të vendosin. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka sqaruar se ky ndryshim ka ardhur si rezultat i zhvillimit të brezave, ku sot një 5-vjeçar di të shkuar e të lexojë dhe do të ishte humbje kohe që të humbte vitin. Theksojmë që bëhet fjalë për ato 5-vjeçar që i mbushin 6 vjeç brenda muajit dhjetor.
“Në fakt qëllimi është krejt tjetër. Nisur në radhë të parë nga zhvillimi që kanë sot fëmijët, por nisur dhe nga arsimi parashkollor që gjithashtu është zhvilluar, sot ne kemi fëmijë që moshën 6 vjeç e mbushin në tetor apo në nëntor, ndërkohë që ata kanë bërë klasën parashkollore, ndërkohë që ata janë shumë të zhvilluar ata dinë të lexojnë ata dinë të shkruajnë dhe prindërit e tyre po edhe ekspertët e gjykojnë humbje kohe dhe humbje të interesit të fëmijës nëse ne i lëmë edhe një vit tjetër për shkaqe që i pengon ligji. Atëherë, ne kemi menduar që të drejtën për të hyrë në klasë të parë në shtator ta kenë të gjithë ata fëmijë që mbushin 6 vjeç deri në 31 dhjetor të këtij viti kalendarik.”- tha ministrja.
Ajo shtoi se kjo është një kërkesë e ardhur nga shumë prindër që duan t’i fusin fëmijët e tyre në klasë të parë, por është pengesë ligjore. Kjo është një praktikë që e kanë shumë vende të tjera, ka shtete që fillojnë madje që 5 vjeç klasën e parë.
Ky projektligj i hartuar nga Ministria e Arsimit, tashmë ka nisur procesin e konsultimit publik të ligjit për arsimin parauniversitar me mësues, ekspertë, përfaqësues dhe drejtues të institucioneve arsimore nga i gjithë vendi. Ndërkohë që në ditët në vijim ky proces do të vijojë me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, Bashkitë, Parlamentin e Nxënësve, shoqërinë civile, etj. Gjatë prezantimit që bëri Ministrja Kushi, theksoi se këto ndryshime janë nisur edhe nga problematikat e hasura gjatë këtyre viteve në zbatimin e këtij ligji.
Çfarë synohet me këtë projektligj sipas Ministrisë së Arsimit
-të implementojnë konceptin e shkollave të mesme të bashkuara;
-të sigurojnë edukimin dhe promovimin e talenteve në arsimin bazë, jo vetëm nga shkollat e drejtimit të orientuar, por edhe nga shkollat e tjera 9-vjeçare;
-të sigurojmë të drejtën e nxënësve që të regjistrohen në klasë të parë edhe kur ata e mbushin moshën 6 vjeç pas fillimit të vitit shkollor, por deri në 31 dhjetor të po atij viti kalendarik;
-të përfshijnë në institucionet arsimore parauniversitare mësuesin në dispozicion;
-të sigurojnë mbështetje institucionale për nxënësit me aftësi të kufizuar nëpërmjet krijimit të Qendrave Burimore;
-të sigurojnë mbrojtje për nxënësit, duke ndaluar përfshirjen në sistemin arsimor të personave (mësuesve) të cilët janë dënuar për vepra penale që lidhen me të mitur, apo institucionet arsimore, pavarësisht rehabilitimit të tyre;
Nuk eshte nisme e qeverise,por nje zhvillim I prapambetur I legjislacionit klientelist shqiptar.Cdo vend i BE e ka te sanksionuar kete pjese qe femijet qe bejne 6 deri ne 31 dhjetor te regjistrohen ne shkolle.Eshte e padrejte ti themi 5 vjec nje femije qe per 2 muaj apo 1 muaj apo 1 dite mbush 6 vjec.Pasi ka patur vit pas viti femije qe nuk jane rregjistruar per 1 dite,vetem se mbushte 6 ne 1 tetor dhe afati ishte deri me 31 shtator.Femijet qe jane te afte le te rregjistrohen ne shkolle fundja me deshire eshte nese do ti humbesh nje vit kot femijes tend atehere mos e rregjistro.
PërgjigjuMinistrja e pa afte,del e dërdëllisi neper podiume e nuk din cfar thotë,ka shum probleme te tjera per te zgjidh ne arsim,5 vjeçaret duan vëmendje te veçante ne klase,mësueset cfare te beje me përpara.
PërgjigjuPo cfare keq interpretimi ka?! Si mund ta thoni nje gje te tille. Edhe sikur te jete e mundur, shkollat tona nuk kane kapacitete mjatueshem. Pra se te dalim tek keto lloj propozimesh a mund te zgjidhim problemet konkrete? 37 nxenes ne nje klase!!!! Mungese te laboratoreve te mirefillte te T.I.K apo dhe te biologjise/kimise...
Përgjigju