Ulet mosha/ Kush i bën 6 vjeç deri në dhjetor mund të futet në klasë të parë! Drafti hidhet për konsultim

Ulet mosha/ Kush i bën 6 vjeç deri në dhjetor mund të futet në klasë të parë! Drafti hidhet për konsultim

Foto ilustruese

TIRANË- Nëse fëmija juaj është 5 vjeç dhe i mbush 6 brenda dhjetorit, atëherë mund të futet në klasë të parë në shtator. Kështu parashikon nisma e fundit ligjore e qeverisë për ndryshimin e ligjit të vitit 2012 për arsimin parauniversitar, e cila është hedhur për konsultim publik për të parë nëse prindërit janë dakord me këtë propozim të ri.

"Arsimi bazë me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët me banim në Republikën e Shqipërisë nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë ligj. Nxënësi ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me kohë të plotë kur mbush moshën gjashtë vjeç edhe pas fillimit të vitit shkollor deri në 31 dhjetor të po atij viti kalendarik, deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç", thuhet në propozim.

Deri më tani, shumë fëmijë  kanë humbur  vitin e ri shkollor për shkak se për pak muaj mbushnin 6 vjeç. Pra nëse një fëmijë ishte 5 vjeç dhe i mbushte 6 në tetor, atëherë do duhet që të priste vitin e ri shkollor, pasi nuk mund të regjistrohej në klasë të parë.

Më herët, Report Tv solli dhe ndryshimet e propozuara, ku pedofilëve dhe çdo personi që është dënuar më parë për një vepër penale që lidhen me të miturit, i ndalohet që të ushtrojnë profesionin e mësuesit dhe asnjë funksion tjetër brenda institucioneve arsimore parauniversitare, pavarësisht kryerjes së dënimit dhe rehabilitimit. Gjithashtu, ndryshime janë propozuar edhe në mënyrën e emërimit të drejtorëve.

Neni propozuar për ndryshim

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Esra: 15/09/2022 16:04

    Me ben femija 6 vjec ne 12 dhjetore dua ta coj e klasen e pare por nuk ma pranojne

    Përgjigju
    • Tani: 10/06/2024 21:53

      Për mendimin tim prit dhe mos e ço ... më mirë pasi të ketë bërë 6.

  • Liku: 11/07/2022 22:45

    Femija qysh ne kopesht meson te shkruaj emrin e tij.

    Përgjigju
  • Gent: 11/07/2022 12:38

    Per kete duhet te pyeten prinderit e femijeve dhe jo prinder qe japin opinion ne ajer. Pra kjo zgjidhet shume kollaj. Jepi te drejte prinderit ta vendosi, me nje deklarate dhe me testin e arritjes se femijes, ska nevoje fare per diskutim.

    Përgjigju
    • Identic: 11/07/2022 16:08

      Me ligj nuk lejohet ta rregjistrosh femijen ne shkolle pa mbushur 6 vjec, ky ndryshim eshte I mire, pastaj eshte ne dore te prindit e rregjistron apo Jo, nuk eshte me detyrim.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë