Nis 'lufta' e vaksinave antiCOVID mes Londrës dhe Brukselit

Nis 'lufta' e vaksinave antiCOVID mes Londrës dhe Brukselit

Nis lufta e vaksinave midis Londrës dhe Brukselit. Në Britaninë e Madhe, ekziston një alarm i madh për vendimin e Bashkimit Evropian për të kontrolluar eksportin e vaksinave jashtë BE, vendim i cili konsiderohet si një hakmarrje pas njoftimit javën e kaluar nga AstraZeneca, kompania farmaceutike anglo-suedeze, për një ndërprerje drastike të furnizimeve të vaksinave në Evropë. Në Londër tani ekziston frika se edhe vaksinat e Pfizer, të cilat prodhohen në Belgjikë, mund të bllokohen, ku në javët në vijim, priten gati 3.5 milion doza nga 40 milion tashmë të porositura. Dhe deputetët pro-Brexit tani akuzojnë Komisionin se po sillet në një mënyrë "fëminore dhe keqdashëse".

Komisionerja Evropiane për Shëndetsinë, Stella Kyriakides, ishte shumë e qartë: "Në të ardhmen - tha ajo - të gjitha kompanitë që prodhojnë vaksina anti-Covid në BE do të duhet të paraqesin një njoftim paraprak sa herë që synojnë t'i eksportojnë ato në vendet e treta ". Dhe gjithashtu kërkoi nga AstraZeneca një listë me sa doza i ka dhënë secilit vend: informacion që kompania dhe qeveria britanike i mbajnë në mënyrë rigoroze konfidenciale.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, shkoi më tej, duke kërkuar që eksportet e vaksinave të autorizohen fillimisht në nivel komunitar: me mundësinë që furnizimet në Londër të pezullohen.

Mosmarrëveshja nisi pas njoftimit javën e kaluar nga kompania AstraZeneca, ku deklaroi se ajo do të ishte në gjendje të furnizonte BE-në me vetëm 31 milion doza në vend të 80 milion të premtuara deri në fund të Marsit. Kompania fajësoi problemet në procesin e prodhimit, por reagimi i autoriteteve evropiane ishte i furishëm, pasi vendimi i kompanisë rrezikon arritjen e qëllimit të unionit për vaksinim të 70 përqind të popullsisë evropiane deri në verë. Përktheu Suada Mehmetaj/ Corriere della Sera 

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!

Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!