Me rastin e fillimit të mësimit plotësues Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi u është drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve me anë të një mesazhi të publikuar në rrjete sociale.
Duke iu drejtuar nxënësve ajo thekson se të gjitha shkollat janë gati për mësimin plotësues, i cili u vlerësua nga ekspertët, mësuesit dhe prindërit si një nevojë, sidomos për nxënësit në zonat e riskut në kohën e kulmit të pandemisë, ku mësimi online zgjati më shumë se në zonat e tjera të vendit.
"Për këtë periudhë shkollat tuaja kanë përgatitur një program gjithëpërfshirës, që përveç përsëritjes apo përforcimit të njohurive, përmban edhe aktivitete argëtuese dhe sportive. Prandaj shfrytëzojeni këtë mundësi sepse kjo do t’ju ndihmojë që të jeni sa më të përgatitur dhe ta nisni vitin e ri shkollor me njohuri të rikuperuara, e mbi të gjitha, me dëshirë e pasion për të mësuar akoma më shumë," shton Ministrja Kushi.
Në rreshtat e shkruar për këtë ditë, Kushi shprehet se puna, bashkëpunimi dhe solidariteti që kanë treguar, ka ndihmuar shumë në punën e përbashkët përgjatë vitit të vështirë që kaloi.
"Do të kërkoja nga ju që të tregonit të njëjtin përkushtim edhe në këtë periudhë të mësimit plotësues, që së bashku të bëjmë më të mirën për fëmijët tanë", shkruan ajo.
Në përfundim të mesazhit Ministrja Kushi u ka rikujtuar të gjithëve që të mos harrojnë kujdesin dhe vëmendjen ndaj rregullave anti-COVID, për të ruajtur shëndetin dhe të afërmit.
Lajmi kryesor:
Sot nisi mësimi plotësues në shkolla, udhëzimi: Mësuesit të vaksinohen deri më 30 shtator! Kushi: Shfrytëzoni mundësinë për të nisur vitin me njohuri të rikuperuara
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3715
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor, 21:10
-
Studimi në Shkodër: Afro 20 për qind e nxënësve bullizohen në shkollë! Shqetësim dhe mungesa e oficerëve të sigurisë
21 Nëntor, 16:16
-
Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, Evis Kushi në Report Tv: Kuptuan se me dhunë dhe djegie karrigesh nuk arrijnë asgjë! Ja cilat janë ristë e platformës ‘Deputeti që duam’
8 Nëntor, 15:53
-
Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Asnjë person i prekur! Gjatë fundjavës u monitoruan 2304 ferma me rreth 97 mijë shpendë
4 Nëntor, 09:36
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
3 vite punë e detyruar për mjekët e rinj, debate në komisione! Opozita për tarifën e studimit: Mashtruat, 3-fish më të larta! PS: Kushtetuesja s’e rrëzoi ligjin, kërkoi rregullime
16 Shtator, 16:46
-
Ethet e Nilit/ 79 të infektuar, 11 humbje jete! ISHP: Mosha mbi 60 vjeç më e prekur
12 Shtator, 20:09
-
Listat e hapura, deputetët e PS për Report Tv: Nuk ndihemi të rrezikuar, sfidë edhe për partitë e tjera
12 Shtator, 13:34
-
Qeveria synon revolucionin teknologjik, 216 laboratorë të rinj në shkolla! Rama nga ‘Vaçe Zela’: Brenda dy vitesh ‘Smart Lab’ në të gjitha shkollat
11 Shtator, 14:51
-
Durrës/ Prindër e nxënës në protestë për mbylljen e shkollës në Bisht-Kamëz! Drejtori i zyrës arsimore: E amortizuar dhe pak fëmijë, u siguruam transportin
11 Shtator, 10:59
-
Legjimiteti i kreut të KOKSH, Zhupa dhe Fidel Ylli përplasen ashpër pas vendimit të CAS
9 Shtator, 15:40
-
Elbasan, viti i ri shkollor nis të hënën me 500 nxënës më pak se vitin e kaluar! Shkak emigrimi dhe rënie e lindshmërisë
8 Shtator, 15:02