Shqipëria e brishtë kundër Republikës Çeke, supergoli i Cikalleshit nuk mjafton as për barazim

Kombëtarja kuqezi është mposhtur me rezultatin 3-1 kundër Republikës Çeke në miqësoren e zhvilluar në Pragë. Të besuarit e Edi Reja u futën në këtë 90 minutësh për të lënë pas zhgënjimit me Uellsin tre ditë më parë kur nuk goditën në asnjë rast portën, por edhe në këtë herë përshtypjet që u krijuan nuk ishin pozitive.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 18 nga Patrick Schick, i cili goditi fluturimthi për të dërguar çekët në avantazh. Gjithsesi ky nuk do të ishte goli i bukur i sfidës pasi për këtë mendoi Cikalleshi pak para se të mbyllej pjesa e parë. Perla e sulmuesit ishte edhe gjëja më pozitive që kombëtarja prodhoi në fushë në këtë sfidë miqësore.

Në pjesën e dytë çekët ishin sërish të qartë në atë që kërkonin dhe me anë të Masopust kaluan sërish në avantazh nga një kënd i prirët. Më tej pati kohë edhe për golin e tretë që u realizua nga Celustka 2 minuta para fundit të kohës së rregullt. Bare tentoi t’i ndryshonte shifrat në frymën e fundit, por pengesë u bë shtylla pingule.

Të dy kundërshtarët e kombëtares në këto miqësore, si Uellsi ashtu edhe Republika Çeke, janë pjesë e Europianit, ndërsa përballjet me ta vlenin në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Botërorit në shtator.

FORMACIONET ZYRTARE:

ÇEKIA: (4-2-3-1): Vaçlik, Kufal, Çelustka, Kalas, Bohl, Kral, Suçek, Mazopust, Darida, Jankto, Shik, Trajner: J.Silhavi

SHQIPËRIA: (3-5-2): Selmani, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Trashi, Kallaku, Bare, Abrashi, Veseli, Çikalleshi, Manaj, Trajner: E.Reja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:52
Çekia hipotekon fitoren kundër Shqipërisë, Celuska ndëshkon kuqezinjtë me kokë

89’ Celuska shënon edhe golin e tretë për Republikën Çeke, duke hipotekuar fitoren ndaj kombëtares shqiptare.

Ora 21:42
Republika Çeke rikthehet në avantazh, Masopust ndëshkon Shqipërinë nga një kënd i prirët

69’ Lucas Masopust ka kaluar në avantazh 2-1 Republikën Çeke kundër Shqipërisë. Goli erdhi pas një goditje në hyrje të zonës nga një kënd shumë i prirët ku portieri mund të kishte bërë më shumë.

 

Ora 21:07
Reja bëhet objekt sulmi, futbollisti i Republikës Çeke rrëzon sërish trajnerin e kombëtares

56’ Reja është bërë objekt sulmi për kundërshtarët. Pasi u hodh në tokë në ndeshjen me Uellsin e njëjta situatë është përsëritur edhe në ndeshjen që po luhet aktualisht kundër Republikës Çeke. Pas sekonda pas një tensioni në mesfushë trajneri është shtyrë nga një futbollist çek dhe është rrëzuar sërish në fushë. Kjo ka shkatuar një tjetër përplasje mes stafeve të dy ekipeve.

 

Ora 20:44
Eurogol me të djathtën, Sokol Cikalleshi barazon shifrat kundër Republikës Çeke

42’ Sokol Cikalleshi ka realizuar një eurogol nga jashtë zone për kombëtaren kuqezi, duke barazuar rezultatin në 1-1 kundër Republikës Çeke.

 

Ora 20:42
Kombëtarja mbrohet mirë vetëm 18 minuta, Patrick Shick ndëshkon kuqezinjtë në Pragë

18′ GOL ÇEKIA 1-0/ Zhbllokohet miqësorja. Patrik Shik realizon me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj