Nis në Pogradec edicioni i 14-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, shfaqen mbi 50 filma! Organizatori Eno Milkani: Magjia e ekranit të madh, e pazëvendësueshme

Nisi mbrëmjen e së martës në Qytetin e Pogradecit, “Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë”.  Për të 14-in vit radhazi në dy destinacione, konkretisht në Odeonin e Pogradecit dhe qendrën kulturore, do të shfaqen rreth 50 filma me metrazh të shkurtër e të gjatë nga i gjithë Ballkani.

Themeluesi i festivalit Eno Milkani thotë për Report Tv se përveç filmave konkurrentë në netët e festivalit nostalgjikët dhe jo vetëm, do të kenë mundësinë të shijojnë edhe filma të vjetër të restauruar.

“Është edicioni i 14. Filmat janë të zhanreve të ndryshëm. Kemi komedi, dramë. Filma që trajtojnë probleme të të rinjve, moshës së tretë. E veçantë do të jetë prezantimi i librit të Stefan Cepalikut për Serafin Fankon, të cilin e njohim të gjithë si aktor, regjisor. Do të kemi prezantim e një shkurtër që është realizuar gjatë një rezidence të një autoreje greke. E fitoi rezidencën edhe falë festivalit tonë. Filmi do të jepet ditën e shtunë”, tha themeluesi i festivalit, Eno Milkani.

Milkani tregon se festivali në Pogradec është dhe një homazh për Fatos Baxhakun.

“E kemi nisur me Fatos Baxhakun. Edhe kur nuk ishte festivali, Pogradeci ishte një vend frymëzimi. Vendi më i duhur për ta bërë këtë gjë. Shumë lehtësisht mund ta bëjmë në Tiranë, por këtu është magjia e liqenit, maleve, luleve që e bëjnë këtë vend shumë magjik. Arti shijohet në kolektiv. Magjia e ekranit të madh është i pa zëvendësueshëm”, tregoi Milkani.

Gerta Qurku, bashkëthemeluese e festivalit tregon se këtë vit do të ketë risi të shumta në prezantim, ndërsa nata e parë çelet me filmin “Sofia” të regjisorit Eduart Grishaj.

“I qëndrojmë stoik lokacionit që është Pogradeci. Festivali është unifikuar me këtë qytet. Janë pjesëmarrës të gjitha vendet e Ballkanit. Janë rreth 50 filma që do të shfaqen. Kemi dhe Ëorkshop-e. Janë të hapura. ”, tha Qurku.

Në fund të këtij kompeticioni që do të mbyllet me datë 29 qershor priten të ndahen çmime për zhanret e ndryshme pjesëmarrëse.

 

K.T./A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Veliaj takim me socialistët e Rrogozhinës: Do të fitojmë sërish, opozita pa ide! Vazhdon si talebanët me djegie gomash dhe molotov

Veliaj takim me socialistët e Rrogozhinës: Do të fitojmë sërish, opozita pa ide! Vazhdon si talebanët me djegie gomash dhe molotov