Nis operimin Bursa shqiptare e energjisë, hidhet ankandi i parë! Flet ambasadorja e SHBA Yuri Kim: Furnizim më të mirë dhe çmime më të lira

Ankandi i parë në Bursën Shqiptare të Energjisë hidhet sot duke i hapur rrugë kështu zyrtarisht operimit të kësaj  burse. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Yuri Kim, e cila në fjalën e saj tha se Shqipëria duhet të përmirësojë klimën e biznesit.

“SHBA po e ndihmon sektorin energjetik shqiptar për të rritur transparencën dhe konkurrencën. Do të ketë më shumë furnizim dhe çmime më të lira. Lidhja e tregut Shqipëri-Kosovë do ta bëjë më të fortë atë”, u shpreh Kim.

Ambasadorja u shpreh se kjo nismë është shumë e rëndësishme pasi Shqipëria ndodhet në një pikë të zhvillimit strategjik.

“Është diçka e rëndësishme sepse ndodhemi në një çast të rëndësishme në zhvillimin strategjik të Shqipërisë dhe vendin e saj në Europë. Asnjë gjë nuk mund të ndodh  pa energji. Kjo ka të bëjë me krijimin e rrethanave që Shqipëria, Kosova dhe rajoni t ë kenë stabilitet. Ka të bëj me investimet dhe me integrimin në Ballkanin Perëndimor që integrohet më pas brenda Europës. Shqipëria do të ketë mundësi të tërheqë më shumë investime të huaja.  Kur punojmë së bashku arrijmë gjëra të mëdha. Shqipërinë duam ta shikojmë partnerin tonë përsa i përket energjisë. Kur punojmë së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha. Shqipërinë duam ta shikojmë partnerin tonë që të rrit aftësinë e saj për energjinë. Një bashkim tregu do të integrojë më tej Shqipërinë në tregun evropian të energjisë elektrike. SHBA po punojnë për të transformuar tregjet e brendshme të  energjisë. SHBA po e ndihmon sektorin energjetik shqiptar për të rritur transparencën dhe konkurrencën. Do të ketë më shumë furnizim dhe çmime më të lira. Lidhja e tregut Shqipëri-Kosovë do ta bëjë më të fortë atë”- tha Yuri Kim. 

Në një vendim të marrë pak ditë më parë qeveria shqiptare miratoi procedurat mbi të cilat do marrë jetë aktiviteti i bursës shqiptare të energjisë. Sipas vendimit, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, vendoset ndërmjet transaksioneve të palëve brenda tregut të energjisë elektrike dhe merr rolin e blerësit kundrejt kundërpalës shitëse dhe rolin e shitësit kundrejt kundërpalës blerëse, me qëllim garantimin e transaksioneve.

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, sipas modelit të tregtimit të energjisë elektrike, nuk kryen në mënyrë të drejtpërdrejtë veprimtari të shitblerjes së energjisë elektrike, por ofron shërbimin e administrimit e të garantimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet platformës së tregtimit, klerimit dhe shlyerjes, si kundërpalë qendrore. Duke pasur këtë rol për të gjitha transaksionet që kryhen në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, si në blerje ashtu edhe në shitje të energjisë elektrike, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ka edhe përgjegjësinë e lëshimit të faturës, si për blerësin ashtu edhe për shitësin e energjisë elektrike.

Në vendim përcaktohet se Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike lëshon një faturë tatimore për anëtarin e saj që nga transaksionet e përmbyllura gëzon pozicionin e blerësit të energjisë elektrike, e cila do të jetë me TVSH të përjashtuar.

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike lëshon një faturë tatimore, në emër të anëtarit të saj, i cili nga transaksionet e përmbyllura gëzon pozicionin e shitësit të energjisë elektrike. Kjo faturë do të jetë me TVSH të përjashtuar.

Sipas vendimit, në rastin kur blerësi i energjisë elektrike e përdor atë për nevojat e veta, duke mos pasur si qëllim që ta rishesë, ai përgatit një faturë tatimore, në të cilën është edhe në pozicionin e shitësit edhe në pozicionin e blerësit. Ky furnizim do t’i nënshtrohet normës standarde 20% të TVSH-së. Në rastin kur blerësi i energjisë elektrike ia furnizon energjinë elektrike një personi të tatueshëm brenda vendit, faturimi do t’i nënshtrohet normës standarde 20 % të TVSH-së. Në rastin kur blerësi i energjisë elektrike ia furnizon energjinë elektrike një personi të tatueshëm jashtë Republikës së Shqipërisë, faturimi do të trajtohet me shkallë 0 % të TVSH-së.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën