Nis plazhi në Vlorë, operatorët turistikë ende s’janë gati: S'ka punëtorë në sektorin e hotelerisë! Mungesa edhe në Pogradec, shkak pagat e ulëta

Temperaturat e larta deri në 30 gradë kanë bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen bregdetit të Vlorës këtë fundjavë.

“Unë erdha se sot është pushim, erdha të lahem. Kam takuar dhe të huaj. Deti më duket i pastër i ngrohtë”.

“Që tanmi ka turistë, unë sapo u ula, me turistë isha. Më tepër ka holandezë”.

Në këto ditë prilli, plazhi frekuentohet vetëm në fundjavë, ndërsa rezervimet për pushime nisin nga mesi i majit. Trendi është pozitiv dhe pritshmëritë të larta për këtë sezon, por operatorët turistik hasin vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore.

Luixhino Isufaj dhe Besmir Lulaj thanë se veç tregut vendas po synojnë të marrin punëtorë nga vendet e treta, por as ata nuk preferojnë të punojnë për një kohë të gjatë në Shqipëri.

"Mendoj se shumica e tyre nuk vijnë në Shqipëri se e kanë zgjedhje Shqipërinë, vijnë më shumë për të ikur nga vendet nga ata janë. Vijnë këtu dhe shohin një realitet që nuk e presin. Sepse ne dështojmë në të gjitha këto fasilitete veç vendit të punës, në fasilitetet argëtuese, fasilitete integruese dhe faktikisht duhet edhe ta pranojmë se edhe sistemi i punësimit kushtet e jetesës nuk janë më të mira. Prandaj ata e shohin përsëri Shqipërinë si një vend tranzit".

Edhe në qytetin liqenor të Pogradecit konstatohet e njëjta problematikë. Në nisje të sezonit turistik, hotelet baret e restorantet vuajnë mungesën e personelit. Shkaku kryesor janë pagat e ulëta dhe fakti se turizmi është një punë sezonale.

"Një pjesë e të rinjve shkojnë e punojnë dhe në Maqedoni e në zonën e jugut sepse pagesat janë më të larta dhe kushtet më të mira sesa këtu. Kjo vazhdon në rrethin tonë të Pogradecit, kemi gati 35% mungesë të fuqisë punëtore."

Sipas Ministrisë së Turizmit, Shqipëria u vizitua në vitin 2023 nga 10 milionë turistë, numër ky që pritet të jetë më i lartë këtë vit. Këtij trendi në rritje duket se ende nuk i përgjigjen operatoët turistikë në mbarë vendin, sa i përket stafeve të kualifikuara dhe cilësisë së shërbimit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Caku: 14/04/2024 10:42

    Po mire Ciku si e ngriti gjithe ate perandori? Nuk jane skellver njerzit. Te kthej ndonje gje mbrapsht.

    Përgjigju
  • mark: 14/04/2024 02:39

    pagat ne turizem duhet te jene 1 milion e lart...se ka shume pune ne vere...ndtyshe nuk te afrohet njeri....

    Përgjigju
  • Rami: 13/04/2024 21:36

    Bejani puntoreve pagen jo me pak se 70 mije ne muaj dhe e shikoni qe s,do keni probleme.Merni shembull nga Bolonja.

    Përgjigju
  • Alba: 13/04/2024 21:25

    Rrisni pagat.Nese nuk gjeni fuqi punetore me keto cmime paguani me teper ose bejeni punen vete .Trajtoni fuqine punetore si njerez jo si skllever .

    Përgjigju
    • Sefer Daja: 14/04/2024 11:09

      Po pse çdo gjë ja kërkojmë privatit??? Duhet shteti të fillojë i pari nga trajtimi dinjitoz i shtetasve! E para: taksim 0 për pagat deri në 70-80.000 lek, TVSH 5-8% për produktet e shportës( ushqimet bazë)si dhe investime në inrastrukturë!

  • Alb: 13/04/2024 19:25

    E njeta gja per zdo vite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë