Një projekt 600 mijë euro për ndërtimin e një Qendre arsimimi dhe trajnimi profesional për studentët shqiptarë, nisi sot në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT).
I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Henry Jardine, Ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Bojan Bertoncelj dhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, mbajtën fjalën e rastit në ceremoninë që shënoi fillimin e këtij projekti të përbashkët slloveno-amerikan.
Ky projekt do të zbatohet nga USAID, Qendra Sllovene për Bashkëpunim për Zhvillim Ndërkombëtar dhe UBT, qe nënshkruan një marrëveshje partneriteti. Projekti do të kushtojë gjithsej 600,000 euro dhe do të përfshijë ngritjen e një ndërtese të re pranë UBT, që do të ketë të gjitha pajisjet e nevojshme për të mundësuar trajnim praktik, të fokusuar drejt tregut dhe shërbime laboratorike për veterinerët dhe studentët e veterinarise.
Gjithashtu, do të ketë kapacitetet për të kryer analiza të cilësisë dhe të sigurisë së ushqimit. Qendra do të jetë një kontribuese e rëndësishme për rritjen e ekselencës dhe për nxitjen e punësimit në sektorin bujqësor në Shqipëri dhe në të ardhmen edhe në Europën Juglindore. Qendra synohet të vihet në funksion në verën e vitit 2016.
ATSH
/Shqiptarja.com