Fjalimet e protestës së 32-të para Kryeministrisë u dominuan nga tone kërcënuese, me thirrjen për një tjetër tubim para Kuvendit. Nga sheshi para qeverisë kërkuan që deputetëve t’i bllokohet hyrja në sallë, ndërsa vetë parlamenti të rrethohej demokratikisht. Nuk munguan as tonet kërcënuese ndaj policisë. 

***

“Nesër merrni vezë dhe miell dhe të gatuajmë brumin e demokracisë. Duhet të ndërtojë republikën e re me zgjedhje të ndershme dhe votë të lirë. Duam një republikë të qytetarëve ku qytetari të jetë në qendër. Duhet t’i rikthejmë vendit referendumin, prandaj duhet të bëjmë një rrethim demokratik të Parlamentit",- tha Andi Tepelena.

Po për një tjetër vezët duhet të kishin objektvë dhe patronazhistët.

"Edhe një mesazh për patronazhistëtt, jo me vezë por me vezë të prishura do t’i godasim",- tha një tjetër protestes.

Si shenjë hakmarrjeje për shoqërimet e protestuesve një ditë më parë, një prej folësve në podium lëshoi mesazhe kërcënuese për policinë. 

 “Policët të kenë kujdes sepse qytetarët kanë në dorë t’ju pushojnë nga puna dhe t’ju çojnë në burg",- tha protestuesi Arbër Lleshi.

"Ulni qepenat, mbyllni lokalet dhe bashkohuni. Nisni nga Kukësi, Tropoja , Dibra, Saranda, Gjirokastra edhe zbathur, të mblidhemi të gjithë e ta heqim",- tha një protestues.

Në ditën e 32 të protestës theksuan sërish kërkesat drejtuar qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit. Në shesh kishin sjellë si simbolikë bustin prej kartoni të Ramës.

"Krahas aksionit të ditës së sotme, ne vazhdojmë të qëndrojmë të palëkundur në pesë kërkesat, të cilat janë artikuluar përgjatë 32 ditëve të kësaj proteste historike, ku kërkesa e parë, kryesore dhe e panegociueshme është dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Rama dhe e qeverisë së tij. Këto kërkesa nuk janë formuluar në broshura apo statute, por janë artikuluar dhe formuluar në këtë shesh nga të gjithë ne", tha një qytetar.

Nuk munguan edhe thirrjet për largimin nga politika dhe Partia Demokratike të Sali Berishës duke e akuzuar si përgjegjës për problemet e shkaktuara shqiptarëve në tre dekada.

“Nga ky shesh mund të them se jeni motor i lëvizjes së fundit. Bëtë atë që opozita nuk e bëri për 36-vjet. Këta të PD janë ku thërret qameti, Berisha ik se shkova 40 vjeç dhe po merrem me ty',- tha një protestues.

Pesë kërkesat drejtuar qeverisë:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:

* ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

* ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

* kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.

Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:

* Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.

* Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.

* Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.

* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.

* Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
Gazetari i Syri Tv bën thirrje për bllokimin e rrugëve kyçe në kryeqytet, Balla: Mbeturina politike dhe sociale që morën peng protestën (VIDEO)

 

Gazetari i televizionit të familjes së Sali Berishës, Visuar Dalipi, që njihet edhe si ‘Banka e Fundit’, nga faqja që ai menaxhon në rrjetet sociale në një prononcim për mediat para se të niste protesta e 32-të bëri thirrje për bllokim të rrugëve kyçe në kryeqytet.

Pas kësaj deklarate Taulant Balla përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se këto janë mbeturina politike dhe sociale që morën peng protestën dhe përzunë qytetarinë e bukur të bulevardit.

 “Pak më parë po ju flisja për mbeturina politike dhe sociale që morën peng protestën, imponuan dhunën dhe përzunë qytetarinë e bukur të bulevardit.

A mund t’ia lejojë vetes qytetaria t’i bindet këtij më poshtë?

Kurrë!

Edhe pak ditë”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Ora 21:35
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

 

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Me thirrjet ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, si dhe me flamuj e simbole kombëtare, protestuesit kërkojnë largimin e të gjithë klasës politike aktuale.

Ora 21:24
Mësuesi i historisë para Kryeministrisë: Këto janë ditët kur po shkruhet historia

 

Një mësues historie tha gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë se këto janë ditët ku po shkruhet historia sipas tij.

“Këto janë ditët kur po shkruhet historia. Unë kam një ëndërr, dua që pas 10 ose 20 vjetëve t’u shpjegoj nxënësve të mi se Shqipëria po bëhet se ne rrëzuam një klasë politike të kalbur, dua t’ju tregoj se penisonet e gjyshërve të tyre kanë pensione si të gjithë moshatarët e tyre në Europë. Dua t'u them se drejtësia është e shpejtë dhe i jepet atij që e meriton. Dua të t'u them se Shqipëria nuk ka frikë të ngrihet sa herë u shkelet e drejta e tyre”, tha Marjan Zhuli.

Ora 21:06
Nesër protestë para Kuvendit, organizatori Andi Tepelena: Merrni vezë dhe miell me vete

 

Andi Tepelana, një prej organizatorëve të protestave që po zhvillohen prej 32 ditësh në Tiranë, u kërkoi qytetërëve që t'i bashkohen protestës së para Kuvendit.

"Nesër me vezë me vete, me miell me vete, do jemi aty për t'i treguar këtij parlamenti të krimit, për t'i thënë që nuk na përfaqësojnë",- tha Tepelena

Ora 20:46
Protestuesi: Nesër te Kuvendi në orën 10:00 pengojmë deputetët për të hyrë, policia të ketë kujdes kë prek me dorë

 

Një prej protagonistëve të protestave që po zhvillohen në Tiranë bëri thirrje për një tjetër tubim para Kuvendit, për të penguar hyrjen e deputetëve.

Protestuesi lajmëroi se është planifikuar që pas asaj të djeshmes, një tjetër protestë të mbahet nesër në orën 10:00 para Parlamentit, dhe i kërkoi Policisë së Shtetit të mos cenojnë qytetarët.

"Njoftim për nesër, në orën 10:00, është se do të ndalojmë deputetët që të hyjnë në parlamentin tonë. Siç e kemi parë të gjithë, dje forcat e policisë kanë ushtruar një dhunë të neveritshme ndaj protestuesve paqësorë që ka parë Europa këto 10 vitet e fundit, prandaj të gjithë bashkë te Kuvendi nesër në orën 10.

Thirrje punonjësve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit të kenë shumë kujdes se kë prekin me dorë, se qytetarët shqiptarë kanë në dorë jo vetëm t'i pushojnë nga puna, por edhe t'i çojnë në burg. Parlamenti është i yni dhe jo i atyre",- tha protestuesi.

Ora 20:39
Protesta e 32-të, Pedagogu Lush Susaj: Ambasadat e BE-së dhe e SHBA-së të na ndihmojnë për të hequr qeverinë

 

Pedagogu Lush Susaj u bëri thirrje qytetarëve që t'i bashkohen masivisht protestës, duke e cilësuar atë si një betejë për të ardhmen e vendit. Në fjalën e tij, ai u shpreh se është rritur në "sheshet e lirisë" dhe se do të vazhdojë të protestojë kundër asaj që e konsideron keqqeverisje.

"Është e ardhmja juaj, ndaj ngrihuni dhe ta fshijmë nga faqja e dheut këtë sistem. Jam një njeri që kam lindur në sheshet e lirisë në përballje me diktaturat dhe do të vdes po në sheshet e lirisë. Ambasadat e BE-së dhe SHBA-së, na ndihmoni të heqim qafe këtë qeveri që po kriminalizon dhe dëbon shoqërinë. Shkatërrimi i sistemit shëndetësor dhe arsimor nuk sjell asgjë të mirë, por mbjell vetëm krim dhe probleme edhe për BE-në dhe SHBA-në. Ju që protestoni meritoni titullin qytetar, ndërsa ata që fshihen ndoshta do të bëjnë pasuri, por mbeten mjeranë",- tha pedagogu.

Ora 20:32
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë: Dhuna ndaj protestuesve, e pajustifikueshme! Në 36 vite janë vrarë 300 efektivë

 

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, para Kryeministria e cilësoi si të pajustifikueshme dhunën e ushtruar, sipas tij, nga policia gjatë protestës së djeshme para Kuvendit.

“Dhuna e policisë ishte joproporcionale, një dhunë e pajustifikueshme. Ne kemi parë rastin e George Bush-it, kur dikush e goditi me këpucë dhe asgjë nuk ndodhi. Këta që janë këtu nuk janë ata që hedhin molotovë.

Momentalisht situata është e tillë sa një rezervuar me ujë: nëse derdhet një pikë, nuk ka më gjë që e ndal. I di vështirësitë e policisë. Është institucioni më i diskriminuar dhe më i keqpërdorur, i trajtuar si skllevër.

Në 36 vite janë vrarë 300 policë, bij nënash, për këta bastardë. Studentët e Akademisë së Policisë janë helmuar dy herë nga tenderët e korrupsionit. Populli thotë se peshku qelbet nga koka. Rama në burg, Berisha në burg! Rroftë demokracia, liria dhe Shqipëria”, tha ai.

Ora 20:28
Protestuesit sjellin ‘bustin’ e Ramës para Kryeministrisë: Do të përgatitemi për të rrëzuar

 

Në protestën e radhës para Kryeministrisë, protestuesit sollën një “bust” simbolik me pankartë të kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar me ish-diktatorin Enver Hoxha.

“Do të përgatitemi për të rrëzuar, o dorëzohu o rrëzohu”, tha protestuesi.

Ora 20:16
Protesta e 32-të, i riu: Të zbatohen 5 kërkesat tona, Rama të japë menjëherë dorëheqjen

 

Edhe në protetsën e 32-të që po zvillohet në Tiranë, protestuesit kërkuan zbatimin e 5 kërjesave drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit kërkohet dorëheqja e parevokueshme.

“Krahas aksionit të ditës së sotme, ne vazhdojmë të qëndrojmë të palëkundur në pesë kërkesat, të cilat janë artikuluar përgjatë 32 ditëve të kësaj proteste historike, ku kërkesa e parë, kryesore dhe e panegociueshme është dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Rama dhe e qeverisë së tij. Këto kërkesa nuk janë formuluar në broshura apo statute, por janë artikuluar dhe formuluar në këtë shesh nga të gjithë ne”, tha një qytetar.

Ora 20:16
'Këta të PD janë ku thërret qameti', protestuesi para kryeministrisë: Patronazhistët do t’i godasim me vezë të prishura

 

Në ditën e 32-të të protestës, një nga protestuesit kërkoi sërish dorëheqjen e Ramës dhe Berishës nga ana tjetër.

“Nga ky shesh mund të them se jeni motor i lëvizjes së fundit. Bëtë atë që opozita nuk e bëri opër 36-vjet. Kush e beson që armiku i këtij që kemi pas është administrate. Armiku i gjithë Shqipërisë quhet Edi Rama bashkë me të gjithë ata politikanët e tjerë. Këtu (në shesh) ka plot të rinj me doktoratura. Edhe një mesazh për patronazhistëtt, jo me vezë por me vezë të prishura do t’i godasim.  Me Erjonin nuk ia vlen të merresh, kone. Ku i ke 13 milionë eurot e fermerëve, pse nuk i çon në SPAK? Imagjino kur vidhni lekët e Europës çfare bëni me tonat.

Taulant Ballës i them se do ikësh me turp, do ikësh zvarrë. Këta të PD janë ku thërret qameti, Berisha ik se shkova 40 vjeç dhe po merrem me ty. Largohuni të gjithë”! Këtu do të flasim me gjuhën e përditshme jo me gjuhën e intelektualëve”, tha Erlind Xhindi.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Qershor, 22:00

    Pas 30 ditësh, si ju duket fryma që po merr protesta?