Nis riformulimi i provimit teorik për leje drejtimi, testimi fillon nga vetë stafi i Drejtorisë së Patentave

Nis riformulimi i provimit teorik për leje drejtimi, testimi fillon nga vetë stafi i Drejtorisë së Patentave

I gjithë personeli i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor që zotëron nje leje drejtimi aktualisht, do t’i nënshtrohet një provimi të ri teorik. Në kuadër të reformës së thellë të ndërmarrë në këtë institucion nga drejtori i ri Blendi Gonxhe, do të testohet e gjithë procedura e provimit teorik që i nënshtrohet një qytetar për pajisjen me patentë me qëllim gjentjen e një zgjidhjeje sa më të mirë.

“Problematikat e Testit të Teorisë për Leje Drejtimi i vënë gishtin së pari formulimit të pyetjeve, drejtshkrimit, ilustrimit, shprehjes keq të tematikës. Ndaj do bëjmë një test nga vetja! Gjithë personeli me patentë i DPSHTRR do bëjë provimin vetë! 1 ditë në vend të qytetarëve”, thuhet në Njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ky institucion ka nisur punën për verifikimin, korrigjimin, riformulimin e atyre pyetjeve të Testit të Teorisë për Leje Drejtimi që ngatërrojnë apo keqorientojnë aplikantët, ndërkohë që do të ketë edhe libër teorie për edukimin shkollor. “Këtë javë online #ProvoVeten Testi Teorik real për praktikimin nga publiku! Libër Teorie për edukim shkollor! Test praktik e transparent”, theksohet në njoftimin.lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja