TIRANË- Pas më shumë se 1 vit në rënie, në muajin mars është rritur me 78,6% numri shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Në total në vend në këtë muaj kanë hyrë 170.279 shtetas nga 95.321 qytetarë që erdhën në mars të 2020.
Përpos këtij përmirësimi në muajin e kaluar, si tremujor fluksi i turistëve është përsëri në rënie. Sipas raportit nga janari në mars në territorin tonë kanë hyrë është 513.781, duke rënë me 10,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Sipas të dhënave të INSTAT në muajin e tretë të këtij viti përveç hyrjeve nga Gjermania, Greqia dhe Anglia që ishin në rënie, lëvizjet me të gjitha shtetet e tjera ishin në rritje, ku numri më i lartë ishte nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Ndërkohë si tremujor Greqia e ka rënien 83.5% për shkak të masave kufizuese që aplikohen atje dhe më pas dhe Anglia me 70,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kjo për shkak edhe të ndalimit të fluturimeve drejt këtij shteti nga Shqipëria.
Në këtë periudhë të parë të vitit më shumë qytetar kanë ardhur në rrugë tokësore, ndjekur nga ato ajrore dhe në fund nëpërmjet detit. Këto të dhëna janë edhe tregues pozitiv që rrisin edhe pritshmëritë për sezonin turistik të këtij viti. Ndikim në përmirësimin e shifrave do ketë në vijim edhe procesi i vaksinimit, pasi qeveria ka premtuar 500 mijë vaksina deri në fund të majit, që për operatorët turistik është shumë pozitive pasi e klasifikon Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta për virusin.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
83.2%
-
Jo
13.1%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Media irlandeze 'The Irish News': Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025
8 Janar, 07:46
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë
5 Janar, 14:20
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor 2024, 21:45
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor 2024, 13:49
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor 2024, 07:51
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor 2024, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25