Në Elbasan ka nisur puna për rikonstruksionin e shkollës “Naim Frashëri”, e cila pritet të ofrojë së shpejti kushte moderne për 673 nxënësit e saj.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kryeministri Rama shkruan se projekti parashikon përmirësim të ndjeshëm të infrastrukturës shkollore, duke përfshirë sisteme ngrohjeje, laboratorë të pajisur, sallë multifunksionale si dhe ambiente sportive të brendshme dhe të jashtme.
Po ashtu, do të krijohen hapësira të reja për t’iu përgjigjur numrit të lartë të nxënësve dhe për të garantuar kushte të përshtatshme edhe për edukimin parashkollor.
‘Në Elbasan ka nisur puna dhe shumë shpejt shkolla “Naim Frashëri” do të ofrojë kushtet më të mira për 673 nxënësit e saj. Projekti sjell infrastrukturë moderne për nxënësit me sisteme ngrohjeje, laboratorë, sallë multifunksionale dhe ambiente sportive të brendshme e të jashtme, teksa do të krijohen hapësira të reja për t’iu përgjigjur numrit të madh të nxënësve dhe për të ofruar një mjedis të denjë edhe për edukimin parashkollor’, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.
Komente












O Ramazon kjo shkolle i ka pas laboratoret,ambjentet sportive te brendshme e te jashte qe ne kohen e xhaxhit.Ka qene shkolle model.E kane kafshuar siperfaqen e saj po.Ti kur erdhe premtove qe do ti shembje ndertimet ne oborrin e shkollave jo te ndertohej pallate
Përgjigju