Nis shpërndarja e kartave/ Lista me 30 shërbimet ku studentët përfitojnë ulje

Nis shpërndarja e kartave/ Lista me 30 shërbimet ku studentët përfitojnë ulje

Angazhimi i marrë nëpërmjet Paktit për Universitetin për pajisjen e studentëve me Kartën e Studentit u bë sot realitet. Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë mbajtur premtimin e dhënë për studentët dhe prej ditës së sotme të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës kanë mundësi të pajisen me kartën studentore, falë së cilës do të përfitojnë një numër të konsidëerueshëm shërbime falas ose me kosto të reduktuar në institucionet shtetërore dhe ato private. Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule inspektuan procesin e punës për aplikimin dhe printimin e kartave të para të studentit.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e bërë nga Bashkia e Tiranës për prodhimin e kartës, theksoi faktin se qeveria arriti të plotësojë një kërkesë të drejtë të studentëve, pasi më parë univeristetet nuk e kishin bërë punën e tyre. “Kjo nuk ndodhi dhe në vend që të vazhdonim që të përsërisnim që bëjeni, bëjeni, bëjeni e morëm për sipër falë edhe shtytjes që na dhatë ju që me të drejtë në fakt thatë ne nuk ka rëndësi se kush do ta bëjë ne duam kartën, kështu që sot është fakt që karta kanë filluar të prodhohet dhe ndërkohë në shembullin e parë që u krijua fal edhe punës së bërë nga Bashkia e Tiranës do ta zhvillojmë kartën edhe në bashkitë e tjera, por masa më e madhe sigurisht është në këtu  në Tiranë edhe e fillojmë nga Tirana, bashkitë e tjera do të vijojnë e kanë gati edhe eksperiencën edhe sistemin mjafton që ta venë atë në punë”, tha kryeministri Edi Rama.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri një prezantim të procesit të aplikimit dhe prodhimit të kartës, ndërsa theksoi se brenda korrikut vetëm në Tiranë do të pajisen rreth 80 mijë studentë me këtë dokument. “Nga e hëna bëhet aktive, do kenë edhe versionin elektronik. Thjesht do e skanojnë, nëqoftëse u humbet karta fizike, ose në se preferojnë që të kenë një gjë më pak në xhep. Më shumë është sistemi që ka rëndësi se sa cipa e plastikës”, tha Veliaj.

Ai theksoi se kushdo që pajiset me kartën e Studentit do kenë mundësi të aksesojë shërbimet që ofrohen jo vetëm në institucionet publike, por edhe në një sërë rrjete dyqanesh apo subjekte të tjera private që kanë pranuar të bashkëpunojnë. “Secila prej gocave ose prej studentëve ka një monitor pasqyrë, pra shikon çfarë po bën dhe punonjësja jonë. Një pjesë e madhe e stafit që kemi marrë për karta, janë vetë studentë, pra vetë punojnë si staf. I japin një aprovim fotografisë. Merret një kartë bosh, fillimisht skanohet barkodi, që pastaj mund të përdoret në çdo dyqan dhe në çdo shërbim tjetër. Pastaj vihet për printim me të dhënat e çdo studenti, ku jep të dhënat personale, zgjedh sa herë do që të informohet për ofertat”, shtoi Veliaj.

Në çdo fakultet të çdo universiteti do të pozicionohen dy operatorë, të cilët lehtësojnë  procesin  e emetimit të kartës, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës. Për këtë qëllim pranë fakulteteve janë shpërndarë pajisjet e nevojshme për aplikimin dhe prodhimin e kartës. Karta lëshohet pa pagesë dhe do jetë e rinovueshme për një vit. Ajo në pjesën e pasme ka një barcode të caktuar dhe do të ketë akses në të gjitha institucionet apo subjektet e tjera, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon karta e studentit

Përmes kësaj karte, studentët në Tiranë kanë lehtësira në shërbime të ndryshme publike dhe private sipas listës së më poshtme:

1.Transport – Biletë pajtimi mujor, të përgjithshëm, për studentët, për të gjitha linjat është 600 (gjashtëqind) lekë

MUZETЁ

2. Muzeu Historik Kombëtar

Çmimi standard – 200 L.

Për Studentët – 60 L.   (70% zbritje)

Orari ; 09:00-19:00. E Hena pushim

3. Shtëpia me Gjethe

Çmimi standard – 700 L.

Për Studentët – 210 L.  (70% zbritje)

Orari ; 10:00 - 17:00 E Hena pushim

4. Bunk’Art 1

Çmimi standard – 500 L.

Për Studentët – 300 L. (40% zbritje)

Orari; Hene /Enjte 09:00-19:00 Premte/Diele 09:00-20:00

5. Bunk’Art 2

Çmimi standard – 500 L.

Për Studentët – 300 L. (40% zbritje)

Orari ; Hene/Enjte 09:00-18:00  Enjte/Diele 09:00-20:00

6. Kulla e Sahatit 

Çmimi standard – 200L.

Për studentet  -  100 L

Orari: 09:00-16:00 Hene-Premte

7. Muzeu Arkeologjik

Çmimi standard – 300L.

Për Studentët – 100L (66.5% ulje)

Orari ; Hënë/Premte 09:00-16:00

8. Muzeu i Bankës së Shqipërisë

Hyrja falas

Duhet rezervuar paraprakisht online në ëeb-in e Bankës

për të vizituar muzeun dhe një dokument identifikimi.

Orari  : 09:00; 11:00; 14:00 Marte, Merkure, Enjte

9. Muzeu Mezuraj

Çmimi standard – 300L.

Për Studentët – 100L (50% zbritje)

Orari; E Hënë/E Shtunë  09:00 - 18.00

10. Qendra Botërore Bektashiane

Hyrja falas

Orari: 09:00-17:00

Adresa : Rruga “Agush Gjergjevica”, Tiranë, Shqipëri.

GALERITË

11. Galeria Kombëtare e Arteve

Çmimi standard – 200 L.

Studentët – 100 L. (50% zbritje)

Orari: Merkure/Diele 10.00 - 18.00

12. Galeria Fab

Hyrja falas

Orari: E Hëne – E Premte 10.00- 13.00 dhe 18.00 - 20.00 

3. Galeria Zeta

Hyrja falas

Orari ; E henë/ E Premte , 09:30- 14:00   17:00-20:00 E shtunë: 10;00 - 13;00

13. Galeria Kalo

Hyrja falas

Orari: Marte/Premte 10:00-18:00 Shtune/ Diele 11:00/19:00

14. Gallery 70 Contemporary Art

Hyrja falas

Orari: Hene/Shtune 17:00-19:00

15. Bazament Art Space

Hyrja falas

Orari; Hene/Shtune 11:00-17:00 

16. Cod

Hyrja falas

 Orari; Hene/Premte 09:30–14:00, 17:30–20:30 Shtune  

17. Art Galeri E.Rira

Hyrja falas

Orari: Hene/Shtune 09:00-22:00

Adresa: Medar Shtylla Street, Tirana, Albania

18. Vivart Gallery

Hyrja falas

Orari: 09:00 – 20:00

19. Tirana Art Lab

Hyrja falas

Orari: Merkure/Shtune 16:00-20:00

20. Qendra kulturore kombëtare për fëmijë

Teatri i Kukullave

Orari: 09:00-14:00 

Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora

Çmimi për studentët – 5000L/ora (66.5% zbritje)

TEATRO DHE KINEMA

22. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Çmimi standard– 500 L.

Studentët – 200 L. (60% zbritje)

23. Teatri Metropol

Çmimi standard – 500 L.

Studentët – 300 L. (40% zbritje)

Çmimi i biletave për shfaqjet  teatrore të të rinjve: 200 lekë/ person

24. Kinema Millenium

Çmimi standard– 500 L.

Për Studentët – 100 lekë zbritje

25. Kinema Imperal

Çmimi standard– 500 L.

Studentët – 100L zbritje

26. Kinema Cineplexx

Çmimi standard në 2D/3D 600 L – 700L

Studentët – 100L zbritje e vlefshme nga hënë – e enjte

27. Qendra Multifunksionale TEN

Salla e madhe me qera 5000L/ora.

Në bashkëpunim me qendrën TEN, salla është falas.

Përjashtohen nga tarifa të rinjtë vullnetarë për aktivitete të ndryshme që aktivizohen pranë Qendrës Rinore TEN

28. Reja

Për aktivitete biznesi – 20.000  lekë / ora.

Për aktivitete edukative (shoqata) – 5000  lekë / ora.

Për aktivitete të zhvilluara nga studentët - falas

29. Tirana Olimpik Park

Aktivitete të ndryshme sportive në sallën e pallatit të sportit  - 12.000 lekë/ora.

Aktivitete të ndryshme sportive për studentët  - 10.000 lekë/ora (2000L zbritje)

BIBLIOTEKAT E LAGJEVE

Hyrja falas 

30. Biblioteka Hamit Beqaj 

31. Biblioteka Musine Kokalari

32. Biblioteka Petro Zheji

33. Biblioteka Misto Treska

34. Biblioteka  Njësia Administraive Nr.2 

35.  Biblioteka Njësia Administrative nr. 4:

36. Biblioteka  Njësia Administrative nr. 6 

37. Biblioteka Njësia Administrative nr. 11 

Dhe në disa biznese private

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fred: 27/05/2019 15:40

    Po flakehedhesit dhe zjarrvenesit çdo te bejne tani?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun