Nis sot aplikimi për subvencionimin për panele diellore, përfitojnë 2 mijë familje! Rama: Do iu japim 70% të kostos, iu mbështesim në këtë kohë krize

Nis sot aplikimi për subvencionimin për panele diellore, përfitojnë 2 mijë familje! Rama: Do iu japim 70% të kostos, iu mbështesim në këtë kohë krize

Thirrja për aplikim

TIARNË- Nis ditën e sotme aplikimi për subvencionimin për panelet diellore në kuadër të projektit pilot që ka nisur qeveria për të mbështetur 2 mijë familje shqiptare në krizën energjetike. Duke nisur nga dita e sotme, çdo familje mund të aplikojë online në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë për të përfituar nga ky projekt.

2 mijë familjet që do shpallen fituese, qeveria do t’u mbulojë 70% të kostos së vendosjes së paneleve diellore. Ky projekt pilot i qeverisë vjen në kohën e krizës energjetike dhe ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike, si edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të kursyer energjinë dhe të shkojnë drejt përdorimit të paneleve diellore.

Kryeministri Edi Rama shkruan se do të vazhdojnë të mbështesin konsumatorin. Me instalimin e paneleve diellore kursehet 20% e kostos së përgjithshme të faturës së energjisë elektrike.

“Qeveria Shqiptare do vazhdojë të mbështesë dhe të mbrojë konsumatorin në këtë situatë krize energjie globale. 70% subvencionim nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë për panelet me ngrohje diellore”, shkruan Rama.

Përgjigja nëse një familje shpallet ose jo fituese, jepet brenda dy ditëve punë nga momenti i aplikimit të familjes. Në rastin e shpalljes fitues, familja duhet të konfirmojë porosinë për panelet diellore brenda 7 ditësh pune tek subjektet që janë shpallur fitues nga Agjencisë për Efiçencën e Energjisë për të implementuar këtë projekt. Familja paguan vetëm 30% të kostos dhe fatura i dërgohet AEE-së nga subjekti. 

Familjet që nuk konfirmojmë porosinë brenda 7 ditëve pune humbasin të drejtën e financimit me 70% për koston e paneleve diellore. Por, një familje që humbet mundësinë për financim, ka sërish të drejtë të aplikojë nga e para. Nga momenti kur familja paguan koston prej 30% për panelet diellore, subjektet tregtare duhet të instalojnë sistemin brenda 15 ditëve pune.

Klientet familjarë që kërkojnë të aplikojnë për përfitimin e mbështetjes për realizimin e investimit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të paraqesin një kontratë ekzistuese me OSHEE/Furnizuesi i Shërbimit Universal ku të jenë të klasifikuar si abonent familjar dhe një historik të konsumit të energjisë për të paktën 6 muaj, që nuk duhet të jetë më pak se 250 kËh për cdo muaj. Ky kriter nuk eshte i zbatueshëm per klientët qe trajtohen me ndihmë ekonomike nga ministria përgjegjëse për punët sociale;
  2. Të vërtetojnë se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU;
  3. Të zotërojnë çertifikatë pronësie për banesën ose njësinë e banimit (rastet që janë në proces legalizimi nuk do të konsiderohen).

Lista e dokumentave që duhet të paraqesin konsumatorët familjarë për aplikim në platformën online:

  1. Letërnjoftimi (pasaportë/kartë identiteti);
  2. Certifikata Familjare;
  3. Certifikatë Pronësie;
  4. Faturat e energjisë elektrike për 6 muajt e fundit;
  5. Të paraqesin vërtetim debie nga e-albania që të vërtetojë se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU për pagesën e energjisë elektrike, ose janë në një marrëveshje për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura;
  6. Foto në të cilat tregohet qartë pamja e jashtme e objektit ku do të instalohen panelet diellore për ngrohjen e ujit.
  7. Sipas rastit dokument që vërteton se janë përfitues të ndihmës ekonomike;
  8. Formulari e vetëdeklarimit sipas Shtojcës nr. 2.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosun ajdini: 08/11/2022 11:26

    ku merret pergjigje pas aplikimit

    Përgjigju
  • Hodo: 01/11/2022 19:08

    1. Mendoj qe kush deshiron ti vendose panele FOTOVOLTAIKE sepse sadopak, por prodhojne edhe energji. 2. Mendoj qe ne fillim, sipas aplikimeve te vendosen ne pallatet pa sistem izolimi dhe qe jane me orientim te pa dillezuar. 3. Per te qene me te sakte, mendoj se Fatura e Konsumit te energjise elektrike, NUK duhet te jete per 6-te muajt e fundit, por duhet te jete per gjithe vitin. ne ate fature perfshihet konsumi VEROR DHE DIMEROR.

    Përgjigju
  • Donika: 01/11/2022 17:09

    Perse nuk behet aplikimi nepermjet E Albanias? Aty jane te gjitha te dhenat qe ju kerkoni dhe verifikimi behet ne kohe rekord. Sepse per qytetarin eshte e veshtire te beje mbledhjen e ketyre dokumentave,ndersa E Albania i gjeneron vete.

    Përgjigju
  • Genci: 01/11/2022 10:33

    Si do kontrollohet qe me parate u blene vertet panele diellore? Si do kontrollohen abuzimet edhe te firmave qe do i shesin, ne menyre qe mos behen pazare per shitje te rreme me fatura fiktive. Edhe me naftem ndaj fermereve duhet ndjekur, nese ata qe marrin nafte kane vertet mjete bujqesore, apo makina transporti per prodhimet bujqesore dhe nuk abuzojne duke e perdorur naften pa akcize per makina udhetimi qe skane asnje lidhje me prodhimin bujqesor.

    Përgjigju
    • Luan: 01/11/2022 22:52

      Duke pare duke bere.

    • Zen: 01/11/2022 15:05

      O Edi po pse panele « diellore «  dhe jo panele « fotovoltaike » qe prodhojne energji. Dielli njesoj ngroh. Apo kane ngelur stok ne ndonje depo te ndonje oligarku dhe oburra tja bleje shteti per bamiresi. Me uje te ngrohte duart ne mengjes dhe kembet ne darke do lajne shqiptaret dhe filxhanet e kafese se per gje tjeter nuk duhen panelet. Te prodhosh dhe shesesh energji eshte tjeter. Po siduket edhe OSSHE s eshte gati te bleje nga qytetaret e do ta bleje ne bursen e Hungarise.

    • Edi: 01/11/2022 13:52

      Flm për këshillat. Jam duke u marrë seriozisht me këto çështje këto 9 vitet e fundit. Ndërsa, përsa i përket paneleve, janë të cilësisë më të lartë të standardeve evropiane ndaj janë paksa të shtrenjtë. Puno, mos rri në internet

  • adi: 01/11/2022 10:24

    Sa leke/euro kushton te vendosesh new panel djellor nga keto kompanite e perzgjedhura? se mos i bie 30% sa kosto e gjithe panelit ?

    Përgjigju
  • Arbërori: 01/11/2022 10:02

    Ja se si bleken votat në mënyrë ”alla serboruse” nga tradhtari Edvin shkjau shqipfolës .

    Përgjigju
    • Eno: 01/11/2022 11:44

      Ste detyron njeri te aplikosh, te marresh panelin dhe te votosh dashamir shehun. Sta kontrollon dot njeri voten ne kuti

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë