Rusia organizatore e nis mbarë Kupën e Botës, shkatërron 5:0 Arabinë Saudite/GOLAT

Rusia organizatore e nis mbarë Kupën e Botës, shkatërron 5:0 Arabinë Saudite/GOLAT

Ndeshja Rusi-Arabia Saudite

Vendi organizator, Rusia, e ka nisur mbarë Botërorin në shtëpinë e vet, duke fituar me rezultatin 5-0 ndaj Arabisë Saudite. Tri pikë me shumë vlerë dhe në rast edhe të një tjetër suksesi, atëherë Rusia do të kalonte me shumë siguri në fazën tjetër. 12 minuta i janë dashur Rusisë për të gjetur golin e parë, kur Gazinski shënoi me kokë në portën e arabëve dhe duke ngritur peshë stadiumin Luzhniki të Moskës. Ky gol u dha zemër rusëve dhe në fundin e pjesës së parë Çerishev shënon golin e dytë, teksa mbrojtja e Arabisë Saudite ishte hapur e gjitha.

Në pjesën e dytë Rusia nuk e ul ritmin dhe për pasojë, vjen edhe goli i tretë në minutën e 74-t. Dzuba shënon me kokë, duke çliruar plotësisht tifozët e pranishëm. Më pas Rusia administron rezultatin, pse jo tenton edhe një gol të katërt. Dhe arrin në fundin e ndeshjes, me anë të Çerishev, që shënoi edhe golin e dytë. Nuk përfundon këtu, në fund ka edhe një gol të pestë. Përfundon 5-0, me Rusinë që merr menjëherë kreun e Grupit A. Nesër në orën 14:00 luhet ndeshja tjetër e këtij grupi, Egjipt-Uruguaj, ndërsa Rusia do ta luajë ndeshjen e radhës më 19 qershor, pikërisht ndaj Egjiptit. 

(Golat e ndeshjes Rusi-Arabia Saudite)

Goli i katërt i Rusisë

Goli i tretë i Rusisë

Në skenën e improvizuar në stadiumin e Moskës ka performuar Robbie Willimas dhe Aida Garifullina si dhe shumë artistë të tjerë, ndërsa i ftuar ka qenë edhe ish-futbollisti i famshëm brazilian, Ronaldo.


(Robbie Willimas gjatë performancës në "Luzhniki" të Moskës)

Pas ceremonisë spektakolare, stafeta i takoi futbollit në fushën e blertë ku organizatorët rusë u përballën me Arabinë Saudite. 


(Topi i parë i shkelmuar nga futbollistët e Arabisë Saudite)


(Rusët festojnë dy golat e shënuar ndaj Arabisë Saudite)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:30
Robbie Williams tregon gishtin e mesit gjatë performancës së hapjes së Botërorit

Ceremonia hapësë e këtij Botërori ishte madhështore. Robbie Williams dhe soprano ruse performuan në çeljen e ceremonisë së Kupës së Botës në stadiumin 'Luzhniki' të Moskës.

Williams ka treguar gishtin e mesit teksa po këndonte. Këngëtari e ka ekzagjeruar me veprimin e tij në mes të qindra mijëra tifozëve.

Robbie Williams tregon gishtin e mesit

 

Ora 18:52
FOTO/ Çel siparin Botërori 'Rusi 2018'
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Petrefi: 14/06/2018 19:34

      Gishti i mesit tregon se Putini e ka mrena nga Amerika

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



    ×

    Lajmi i fundit

    Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës