Ka nisur sot dita e parë e një cikli trajnimesh lidhur me trajnimin e nëpunësve gjinorë të ministrive e organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Fuqizimi i kapaciteteve të Nëpunësve të Barazisë Gjinore në nivel qendror është qëllimi i këtyre trajnimeve si edhe një ndër prioritetet e MMSR-së dhe pjesë e planit të punës së saj.
Në fjalën e tij në hapje të trajnimit, Ministri i MSR-së, z. Erion Veliaj u shpreh : “Sot është një ditë e rëndësishme sepse përkon me debatet e djeshme në Kuvend, lidhur me mungesën e nëpunësve gjinorë. Prandaj, më vjen mirë që këtu kemi mbi 20 nëpunës gjinorë për çdo ministri, të cilët kanë marrë përsipër një sfidë të madhe, por shumë të bukur. Shqipëria ka bërë përpara në çështjet e barazisë gjinore, por ka ende disa padrejtësi siç është fakti se për të njëjtin vend pune, gratë paguhen më pak se burrat.”
Ministri Veliaj u shpreh se edhe ligjet më të mira në botë nuk do të mundësonin dot një shoqëri të emancipuar nëse nuk e kthejmë cështjen e barazisë gjinore në stil jete. Duke iu drejtuar nëpunësve gjinorë ai vlerësoi rolin e tyre në ministritë përkatëse për ta kthyer barazinë gjinore në një metode pune, duke u siguruar që politikat dhe buxhetimi të ndodhin me qasje ndaj saj.
Kjo është dita e parë e një cikli trajnimesh ku janë planifikuar dhe veprime te tjera për krijimin e fuqizimin e rrjetit të nëpunësve gjinorë në nivel qendror. Vec nëpunësve të Barazisë Gjinore pjesë e trajnimeve do të jenë edhe Specialistët e Buxhetit të ministrive, me qëllim që arritjet në barazisë gjinore të reflektohen edhe në buxhetet përkatëse të ministrive. Këto cikle trajnimesh koordinohen me ASPA dhe mbështeten nga UN Women.
/Shqiptarja.com