Nis transmetimin linja 400 kv Shqipëri-Kosovë, Rama: Kemi pritur gjashtë vite, mbeti peng nga vetoja e Serbisë! Shengeni fuqizon pavarësinë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se sot pas shumë përpjekjesh, do të hedhim një hap tejet të rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë. Rama bëri me dije se do të nisë transmetimin linja 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve tona.

Për ta bërë këtë realitet Rama tha se kemi pritur 6 vite dhe se kjo linjë mbeti peng nga vetoja e Serbisë. Teksa ka bërë me dije përfitimet që do të ketë kjo linjë Rama ka përcjellë dhe mesazhe në lidhje me Shengenin Ballkanik, duke theksuar se sipas tij ai në thelb është fuqizim i pavarësisë dhe sovranitetit.

Sipas tij ky projekt u vu në jetë sot për meritë të Shengenit Ballkanik, teksa thekson se hapësira elektro-energjitike shqiptare që është krijuar sot është shembull për tregun rajonal dhe qëllim final ka integrimin në tregun europian.

"Integrimi i  rrjetit dhe ndërveprimi në linjë 24 orë në 24 i OST. Kjo do të thotë ne sot jemi reciprokisht më të fuqishëm nga pikëpamja e kapaciteteve dhe për sa na takon si Shqipëri duke qenë se kemi një nivel kaq të lartë të prodhimit të energjisë, hapet perspektiva edhe përmes kësaj linje por edhe përmes skavicës dhe parqeve të mëdha fotovoltaike për të  mundur që të eksportojmë. Në Kosovë dihet botërisht sistemi ka kosto të lartë. Njësoj si me Shqipërinë ku nuk ka fleksibilitet.

Në Shqipëri për herë të parë falë kësaj linje jemi në kushtet që të programojmë më mirë administrimin e tepricave. Shengeni rajonal u jep zgjidhje shumë problemeve. Linja do sjellë impakt të madh në sigurinë e sistemit. Integrimi i rrjetit dhe ndërveprimi në linjë 24 orë u bë realitet. Linja mbeti peng nga vetoja e Serbisë

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme si një shembull i qartë, të kutpojmë se çcfarë do të thotë qasja jonë ndaj të ardhmes dhe se çfarë do të thotë shengeni rajonal në thelb. është fuqizim i pavarësisë dhe sovranitetit. Fundi është shtrirja dhe integrimi i plotë i tregut europian që kalon përmes tregut rajonal", tha Rama mes të tjerash.

Vënia në punë e kësaj linje, Rama thotë se do të sjellë një impakt pozitiv dhe do të rrisë kapacitetin injektiv të OST-së.

"Ne arritëm që duke hapur rrugën e një ndërveprimi në rajon dhe duke njëhsuar qasjen dhe me ndihmën e mbështetjen e shteteve të bashkuara, që ta hiqnim atë veton e Serbisë dhe të marrim atë për të cilën jemi mbledhur sot, hapjen e këti projekti. Që siç e thoshte edhe paraardhësi im, është një ndër projektet më të mëdha mes dy shteteve tona. Jemi një vend me dy shtete. Kjo është një hapësirë e pavarur që njëherazi është një hallkë themelore, në sistemin e energjisë. Vënia në punë e kësaj linje, do të sjellë një impakt pozitiv dhe do të rrisë konsiderueshëm kapacitetin injektiv të OST-së", shtoi Rama.

VIDEO/Aktiviteti i plotë

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Shengeni rajonal, Rama u 'përvishet' kritikëve: Politikë largpamëse, jo katandisje në statuse atdhetarizmi e inflamatore! Në thelb është fuqizim i pavarësisë

Gjatë fjalës së tij teksa ka bërë me dije se ka nisur transmetimin linja 400 kv mes Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe kritikave në lidhje me Shengenin Ballkanik.

Rama tha se në thelb sipas tij Shengeni është fuqizim i pavarësisë.

" Ndryshe nga koha që përshkruan Bren Frisher, kjo është një kohë që na sjell në përfundimin se ky është një vendim i dy vendeve sovrane. Kjo na tregon se të gjithë ata këtej e matanë kufirit vënë kujën për atdhetarizëm, të kuptojnë së çfarë do të thotë vërtet shengeni rajonal.

Nuk është dorëzimi i askujt, por fuqizimi i pavarësisë dhe sovranitetit. Është shëmbëlltyre e kapaciteteve të të dyja shteteve, në kushtet që arrihet të bëhet politikë largpamëse dhe nuk katandisemi në statuse. Statuse që sjellin varfëri dhe mbyllje Në thelb shengeni është fuqizim i pavarësisë", tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selman: 14/12/2020 14:00

    Ca transmeton kjo linje me kv-kuintale?

    Përgjigju
    • tekniku: 14/12/2020 23:40

      Bir Selmani nenes, kv jan kilovolt o mani, njesi matje e tensionit ose e thene ndryshe 400.000 volt, ndersa tensioni qe ke ne shtepi esht 220volt.Beje vet krahasimin.

  • Arbëri: 14/12/2020 12:01

    Respekt për dy shtetet shqiptare dua të them Shqipërin natyeale, e sa i perket ”shengenit ballkanik” është kok e këmb projekt serbomadh që kur nuk do zbatohet në këtë pjes të ishullit ilirik!!!

    Përgjigju
    • Taulant: 14/12/2020 16:40

      Nuk i rruhet trapi kujt per Serbine o qofte, gjithe ideja e Shengenit eshte per te hequr kufirin Shqiperi-Kosove qe ende dhe sot nuk hiqet pa pelqimin e Serbise. Boll bete si te forte se e dini fuqine e Serbise si ne diplomaci dhe ne ushtri, keshtu qe tregohuni te zgjuar sidomos ju shqiptaret e Kosovës qe po merrni pasaporta te Serbise per te punuar atje. Ju nuk rrini dot pa ngrene Plasmon, neve s'e kemi problem per mallrat e Serbise. Meqe ra llafi Dulla ku ishte sot, po Blerimi? Kaq arritje e vogel duket kjo per qeverine e Kosoves sa nuk ishte prezent ne nivel kryeministror dhe ministror?! Turp!

  • Ppsh: 14/12/2020 11:56

    Serbia kishte 6 vjet qe e mbante peng po ti si ju pergjigje kesaj vetoje 6 vjecare? Duke i dhene krejt tregun shqiptar Bravo serbise kesaj i thone te peshkosh me lidhese kepuce dhe te kapesh nje peshk 20kg dhe ky na e shet si fitore

    Përgjigju
    • Taulant: 14/12/2020 16:35

      Iu pergjigj me diplomaci dhe fitoi, se po te ishte per force edhe 60 vjet te tjera Serbia nuk e jepte PO-ne per linjen. Kafshoni gjuhen dhe heshtni edhe atehere kur kuptoni qe keni folur havada gjithe kete kohe.

    • Arbëri: 14/12/2020 13:05

      Bravo !

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani

Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani