Nis zbatimi i marrëveshjes, Njësia Speciale e Kosovës fillon tërheqjen nga kufiri! Hiqen barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë

Nis zbatimi i marrëveshjes, Njësia Speciale e Kosovës fillon tërheqjen nga kufiri! Hiqen barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë

Pas 13 ditësh bllokim, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë larguar nga pikat kufitare të Jarinjës dhe Brnjakut, të cilat ishin vendosur aty që prej 20 shtatorit, kur u mor vendimi nga qeveria e Kosovës për zbatimin e reciprocitetit të targave.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, tashmë në kufij do të hiqen barrikadat dhe do të vendoset për dy javë KFOR-i, për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Largimi barrikadave dhe Njësisë Speciale filloi paraditen e sotme rreth orës 08:00 dhe përfundoi në 16:00.

Mirëpo edhe ditën e sotme, ka pasur tensione në kufi, mes Njësive Speciale dhe protestuesve serbë, ku këta të fundit nuk pranon të largoheshin nga kufiri pa ikur Njësia Speciale. Pas rreth dy orësh nisi edhe largimi i kamionëve nga korsia e dytë pas tyre edhe Njësia Speciale. Gjithçka shikoi në rregull në Brnjak, por jo edhe në Jarinjë ku protestuesit serbë refuzuan të largonin kamionin në të cilin shkruhej “Mirësevini në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Kjo bëri që Njësia Speciale të kthehej sërish në vendin ku kishte qëndruar për 13 ditë duke kërkuar që të largohej edhe kamioni i fundit nga aty. Pas më shumë se gjysmë ore, protestuesit serb u dorëzuan dhe larguan kamionin nga aty.

Më 20 shtator, kryeministri Albin Kurti vendosi zbatimin e masës së reciprocitetit, ku të gjitha automjetet  serbe duhej të merrnin një targë të përkohshme nëse futeshin në territorin e Kosovës, kjo për shkak se një masë e tillë zbatohej edhe nga serbi për automjetet kosovare. Ky vendim nuk u prit mirë nga pala serbe, madje protestuesit serbë bllokuan pikat e kalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës.

Për të ulet tensionet mes dy vendeve u desh ndërhyrja e BE-së, ku në Bruksel u vendos që të dyja vendet, nga data 4 tetor do përdoronin etiketat ngjitëse për targat që do të jenë falas.

Marrëveshja e arritur në Bruksel:

1. Njësitet speciale të Policisë, që për momentin janë të vendosura në pikat kufitare në Jarinjë dhe Brnjak, do të largohen bashkë me bllokadat në rrugë, duke nisur nga data 2 tetor, 2021 në orën 8:00, deri jo më vonë se në orën 16:00. KFOR-i do të vendoset në pikat kufitare në Jarinjë dhe Brnjak, para fillimit të largimit të bllokadave dhe do të qëndrojë mesatarisht dy javë, që të ofrojë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.

2.Më 4 tetor, në orën 8:00, do të fillojë vendosja e etiketave ngjitëse, sipas dakordimeve në kornizat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

3.Një Grup Punues – i përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, palët e Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE-së – do të krijohet, për të gjetur një zgjidhje të përhershme për targat e automjetëve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, Grupi Punues do t’i prezantojë formatit të lartë i dialogut të arriturat e tij për një zgjidhje të përhershme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:00
Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit, ministri Sveçla: Epoka kur Kosova nënshtrohet ka përfunduar

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel për reciprocitetin. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Sveçla shkruan se epoka kur Kosova nënshtrohet ka përfunduar, madje se këtë mesazh e kanë marrë edhe Beogradi e Brukseli.

Ministri i Brendshëm shkruan se qeveria e Serbisë nuk mundi t’i zmbrapsë Njësitë Operacionale të Kosovës nga kufiri, ndërsa thekson se qeveria kosovare ishte në zbatim të ligjit.

“Reciprociteti me Serbinë u vendos me 20 shtator për të vazhduar me 4 tetor!

Reciprociteti me Serbinë u vendos me 20 shtator, dhe u zbatua në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës, dëshmoi se është polici profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë, pa dallim.

Përderisa Republika e Kosovës tregoi se ka institucione demokratike dhe profesionale, dhe se është e përkushtuar për rend dhe ligj, Serbia përgjatë 13 ditëve përdori të gjitha mjetet, përfshirë dhe veprimtarinë e vet kriminale përmes bllokimit të rrugëve, kërcënimeve për serbët lokal, shantazhit e sulmeve terroriste në institucionet publike. Por, as kjo ndërmarrje kriminale e sponzorizuar nga qeveria e Serbisë nuk arriti të zbrapsë Kosovën dhe njësitë tona speciale nga zbatimi i vendimit legjitim.

Megjithatë, Kosova bëri dhe një hap para. Mbi parimin e reciprocitetit vendosi që të bashkëpunojë me aleatët tanë dhe pas tërheqjes së barrikadave, të largojë Njësitë Speciale por në bashkëpunim me KFOR-in të sigurojë Policinë Kufitare dhe mbrojë dhe më tutje kufirin me Serbinë. Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Boegradi dhe Brukseli. Kosova ka Qeveri të re sovrane të cilën askush nuk mund ta shantazhojë për shkak të hiseve në krim e korrupsion.

Sovraniteti dhe ligjshmëria do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me çdo kusht. Krimi dhe korrupsioni do të luftohen në çdo cep. Policia e Kosovës e dëshmoi për 13 ditë se përveç që është profesionale është edhe gatshme të kryej misionin e saj me sukses. Faleminderit pafundësisht”, shkruan Sveçla.

Ora 18:52
Tërhiqen Njësitë Speciale nga veriu i Kosovës, reagon SHBA: Përparim i mirë, KFOR i pranishëm në kufi për dy javë

I ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA në Kosovë, Nicholas Giacobbe, e ka mbështetur largimin e Njësisë Speciale dhe heqjen e barrikadave në veri të vendit. Giacobbe tha se me këtë veprim Kosova dhe Serbia janë duke e zbatuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE, ndërsa thekson se KFOR do jetë dy javë në kufi.

“Progres i mirë nga Kosova dhe Serbia pas implementimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja në kufi. Prezenca e përkohshme e KFOR-it, për dy javë ne presim që funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Koha që të ecet përpara dhe të rikthehet seriozisht dialogu”, thuhet në reagim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sidrit Golemi: 02/10/2021 15:08

    me kete marreveshje ne Bruksel, fatmiresisht e fatkeqesisht njekohesisht, u konfimua asimetria e shfaqjes, pra e sjelljes, perballe thelbit te problemit: kemi paraushtarake te panumert ne persona e mjete serbe (e ndoshta edhe ruse), nga toka e nga ajri, perballe vetem 7 mjeteve te vogla te forcave speciale kosovare, te cilat terhiqen njekohesisht e barazisht! Pyetje: Kush i bindi "qytetaret serbe" te Veriut te Kosoves te terhiqen Sot?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave