Prej 1 qershorit, në Lezhë ka nisur zbatimi i skemës së re të menaxhimit të mbetjeve. Në të gjitha zonat janë hequr kontejnerët dhe mbeturinat nxirren sipas orareve të përcaktuara për familjarët dhe bizneset, për t’u marrë më pas nga mjetet e pastrimit.
Ndërkohë, qytetarët dhe bizneset që nuk zbatojnë rregullat e vendosura do të përballen me penalitete që variojnë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë të rinj. Ky vendim është miratuar nga Këshilli Bashkiak.
Nga ana tjetër, këshilltarët e opozitës kanë kundërshtuar aplikimin e gjobave, duke kërkuar që fillimisht të ketë vetëm këshillim dhe ndërgjegjësim të komunitetit.
Me skemën e re të pastrimit, Bashkia Lezhë synon të eliminojë ndotjen dhe të krijojë një mjedis sa më të pastër në zonat urbane dhe rurale.
Komente








