Niset për kurim në shtetin gjerman, 64-vjecarja Kristina Dauti humb kontaktet. Kunata: Ishte në gjendje të rënduar përfundoi në një karrocë me rrota (VIDEO)

Kunata e saj Vasilika Dauti, iu drejtua emisionit “Pa Gjurmë” në Report tv për ndihmë, ndërsa rrëfeu sesi më 4 nëntor të vitit 2020 patën të fundit telefonatë me Kristinën. Ajo kishte probleme në ecje që në lindje, ndërsa çalonte, një problem i cili ishte bërë mjaft shqetësues për të kohët e fundit. Gjermania ishte i vetmi vend, ku i kishin dhënë shpresa, aty ku pritej t’i nënshtrohej edhe një operacioni. Pak para se të zhdukej, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar së tepërmi. Kjo gjë vuri në alarm familjarët në Shqipëri, pasi 64-vjeçarja mbylli çdo komunikim të mundshëm edhe në rrjetet e saj sociale. 

Në telefonatën e fundit, kur fola me kunatën time, ajo ishte në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore, madje kishte përfunduar në një karrocë me rrota. Kristina më tregoi se ndodhej në një azil, në Gjermani dhe Shërbimi Social atje i kishte vendosur edhe një grua që t’i shërbente. Unë i thashë të kkthehej në Shqipëri, meqë ishte aq keq pasi e pashë edhe në video, që i ishin shtrembëruar duart, këmbët dhe kishte mjaft probleme me kockat. Por përgjigjja e saj ishte se nuk do të kthehej, pasi mjekët atje i kishin dhënë shpresa, madje do t’i nënshtrohej edhe një operacioni

E humbura  Kristina Dauti

Si për ironi të fatit, zgjodhi 4 nëntorin, datën e saj të lindjes për të zhdukur çdo gjurmë, thuajse krejt papritur. 

Më 4 nëntor të vitit 2020, që përkon me ditën e saj të lindjes ne i ramë telefonit, i shkruajtëm në messenger, por ajo nuk u përgjigj. Kështu i humbëm kontaktet me të. Ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur, nëpërmjet miqve mësuam se iu kishte thyer telefoni, ndoshta mund të ketë përfunduar në ndonjë tjetër azil, por gjithsesi Kristina, kunata ime nuk rrinte kurrë pa më telefonuar, të paktën një telefonatë që është mirë.

E pajisur me dokumenta të rregullta, Kristina Dauti jetonte e vetme prej më shumë se 20 vitesh, në Athinë të Greqisë. Për familjarët kjo është hera e parë që 64-vjeçarja shkëput kontaktet me ta.
Unë uroj të mos ketë ndodhur asgjë e keqe me fatin e saj, pasi ajo është larguar shumë herët nga Shqipëria dhe na ka munguar gjithnjë në familje. Unë uroj, që ajo ta ketë bërë operacionin, të ketë shkuar gjithçka me sukses. Urojmë që të lidhemi sa më shpejt me të.

VIDEO/ Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën