TIRANË- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëkohësisht edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, në kuadër të "Ditës së Vizitorëve të Shquar", vizitoi sot Bazën Ushtarake Detare të "Kepit të Palit" ku ndoqi dhe u njoh nga afër me stërvitjen e përbashkët "Luani Shqiptar 2014".
Gjatë kësaj veprimtarie ku morën pjesë edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Cannon Obe, Kundër Admirali Bob Tarrant, i Marinës Mbretërore Britanike, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Jeronim Bazo, etj. të pranishmit u prezantuan dhe u njohën me programin e stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike.
Presidenti Nishani ndoqi nga afër edhe një demonstrim konkret të manovrave me mjete amfibe, helikopter dhe avionë luftarakë si dhe disa veprime të përbashkëta shqiptare dhe britanike në ushtrime të sulmit detar, operacione kërkimi dhe asgjësimi në formën e një stërvitjeje luftarake.
Në përshëndetjen drejtuar të pranishmëve dhe komandove pjesëmarrëse në stërvitjen "Luani Shqiptar 2014", Presidenti Nishani, pasi vlerësoi se stërvitje të tilla rrisin ndërveprimin dhe çertifikojnë standardet profesionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,tha se "dy vendet dhe forcat tona të armatosura kanë një histori të gjatë bashkëpunimi dhe mbështetje në kuadrin e Aleancave, gjatë Luftës së Dytë Botërore, për anëtarësimin në NATO dhe udhëtimin drejt Bashkimin Evropian".
Presidenti Nishani shprehu respektin dhe mirënjohjen për vëmendjen, mbështetjen dhe kontributin e spikatur që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë në të gjithë këto 102 vjet përpjekje të ndërtimit të shtetit, vendosjes dhe konsolidimin e demokracisë.
Duke folur për situatën e trazuar në brigjet lindore të Mesdheut, në një kohë kur mbarë bota i ka sytë edhe tek zhvillimet shqetësuese në Ukrainë, Presidenti u shpreh se "ato përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe lirinë, një shqetësim të madh për gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe padyshim përbëjnë një sfidë kritike për Aleancën e NATO-s".
Më tej, Presidenti u shpreh se "Aleanca e Atlantikut të Veriut e ka tejkaluar me sukses "sovranitetin territorial të hapësirës euro-atlantike" . Aleanca jonë e përbashkët është shpresa e paqes dhe lirisë në të gjithë globin".
"Kjo stërvitje po zhvillohet vetëm një jave mbas Samitit të Uellsit, duke shërbyer kështu edhe si një mesazh kuptimplotë për solidaritetin midis aleatëve dhe përkushtimin e vendeve tona për të ndërtuar dhe zhvilluar kapacitete të besueshme për sfidat e kohës." nënvizoi Nishani.
Duke pasur besim se fryma e solidaritetit, përgjegjshmëria e Liderëve të 28 vendeve aleate, kohezioni me qytetarët do t'i transformojnë këto sfida në mundësi më të mira për qytetarët dhe vendet tona, Presidenti Nishani, në cilësinë e Kryetarit të Shtetit dhe Komandantit të Përgjithshëm siguroi për mbështetjen dhe angazhimin e pakursyer të Republikës së Shqipërisë për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve dhe ushtrive në kuadrin e NATO-s dhe atë dypalësh./ATSh/
/Shqiptarja.com